• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Bujqësia u mbetet grave

23 April, 2019
në Kryesore
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, duke u përgjigjur për 19% të PBB-së së vendit, po ashtu edhe punësimi në këtë sektor, edhe pse janë më të keq paguarit e rajonit.

Megjithatë të dhënat tregojnë se pesha e punëve të bujqësisë në Shqipëri iu ka rënë grave. 47% e greve të punësuara punojnë në sektorin e bujqësisë, përkundrejt 35.4% të burrave, mbi 10 pikë përqindje diferencë sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Në 2014-n më shumë se 50% e grave të punësuara në vend punonin në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

Ndryshe nga në Shqipëri, struktura e punësimit në vendet e rajonit zë një peshë më të ulët, ndërsa burrat janë më të punësuar në këtë sektor në krahasim me gratë. Shtuar kësaj, të punësuarit në këtë sektor janë më të keq paguarit e rajonit. Sipas të dhënave nga INSTAT paga mesatare e një të punësuari në bujqësi ishte vetëm 291-euro për vitin 2018, më e ulëta në rajon.

Në Serbi, rreth 20% e burrave të punësuar punojnë në bujqësi, përkundrejt 16% të grave. Paga mesatare sipas statistikave zyrtare të Republikës së Serbisë në sektorin e bujqësisë ishin 550 euro në 2018.

Edhe në Bosnje Hercegovinë sektori ka një peshë të konsiderueshme në punësim. Megjithatë edhe në Bosnje, burrat kanë një peshë më të lartë përkundrejt grave, ku ata përgjigjen për 19.% të të punësuarve, ndërsa gratë 18.6%.

Në Maqedoni 16.9% e burrave dhe 15.6% e grave janë të punësuar në këtë sektor. Megjithatë pagesa është më e kënaqshme se të punësuarit në Shqipëri. Referuar të dhënave zyrtare të statistikave të Maqedonisë së Veriut, paga mesatare në sektor për vitin 2018 ishte 460 euro.

Mali i zi përgjigjet për pagën mesatare më të lartë në rajon për sektorin e bujqësisë, ndonëse të punësuarit në këtë sektor atje kanë peshën më të ulët, krahasuar me vendet e tjera. Rreth 7.1% e burrave dhe 8.2% e grave punojnë në bujqësi sipas Bankës Botërore.

Me zhvillimin e vendeve, përqindja e popullsisë që punojnë në sektorin e bujqësisë, gjuetisë dhe peshkimit po bie. Më shumë se dy të tretat e popullsisë në vendet e varfra punojnë në bujqësi, përkundrejt më pak se 5% në vendet e pasura. Përmirësimi i produktivitetit në këtë sektor sjell reduktimin e vendeve të punës, si dhe reflekton paga më të larta, si në rastin e Malit të Zi./Monitor

Paraardhëse

S’ka zgjedhje me Ramën! 10 pikat e marrëveshjes së partive opozitare

Pasardhëse

I mbysim vajzat që në bark, Shqipëria shënon rekord meshkujsh

Pasardhëse

I mbysim vajzat që në bark, Shqipëria shënon rekord meshkujsh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.