• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Patozi, në krye të “Bindjes Demokratike”

22 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Forca më e re politike, Bindja Demokratike, tashmë ka gati 3000 firma për t’u regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

Procedura ligjore pritet të formalizohet paraditen e së martës, që përkon edhe me afatin e fundit të regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 30 Qershorit.

Partia e re nuk e ka zyrtarizuar ende kryetarin e saj. Por mësohet se ajo do të drejtohet nga ish-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Rudina Hajdari, që mendohej se do të ishte pjese e kësaj partie politike, mësohet se është tërhequr përkohësisht nga ky projekt.

Deputetja që kryeson grupin e ri demokrat në parlament pati një takim me Patozin të shtunën për të diskutuar mbi detajet e grupimit të ri politik, por burime të Televizionit Klan thonë se në momentin final, ajo ka hezituar për të qenë në krye të partisë dhe ka kërkuar më tepër kohë.

Këtë qëndrim, deputetja Hajdari e ka përforcuar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku pohon se nuk do të jetë në krye të kësaj partie dhe se angazhimi kryesor për të është kryesimi i grupit parlamentar demokrat në parlament.

Por Hajdari përshëndet krijimin e çdo forumi të ri politik, të cilin e sheh si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente, që sipas saj ka përfshirë vendin.

Teksa pritet zyrtarizimi i emrit të kryetarit, Bindja Demokratike ka formalizuar bordin e saj, në të cilin bëjnë pjesë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si Endira Bushati, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi.

Astrit Patozi njihet si një ndër zërat më kritikë ndaj Lulzim Bashës, shkruan tvKlan. Ai ndërmori pak kohë më parë edhe një lëvizje për “Ringritjen e Partisë Demokratike”, që synonte demokratizimin e kësaj force politike.

Në këtë lëvizje, Patozi u mbështet nga ish-ministra e ish-deputetë demokratë. Nuk dihet nëse ata do ta mbështesin edhe në këtë projekt të ri politik, por mësohet se disa emra të njohur, të larguar nga Partia Demokratike po e shohin me interes këtë lëvizje.

Paraardhëse

Mrekullia në “Notre Dame”, 180 mijë bletë i shpëtojnë zjarrit

Pasardhëse

Mercedes prezanton përbindëshin me 6 goma (FOTO)

Pasardhëse

Mercedes prezanton përbindëshin me 6 goma (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.