• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nikoll Lesi bën një zbulim të ri: Partia e re e Rudinës u themelua në zyrën e Ramës, ai e detyroi opozitën reale të dalë nga sistemi

20 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nikollë Lesi ka publikuar në gazetën e tij “Koha Jonë” një shkrim ku thotë se kryeministri Edi Rama është themeluesi i partisë së re që pritet të regjistrojnë disa prej deputetëve dhe ish deputetëve të Partisë Demokratike.

Madje, Lesi shkon më tej ku rrëfen se ka mundur të zbulojë se procedurat u kryen në zyrën e shefit të qeverisë.

Sipas tij, Rama detyroi opozitën reale të dalë jashtë sistemit.

Ndër të tjera, gazeta “Koha Jonë” shkruan:

“Deputetët që dolën kundër vendimit të opozitës dhe pranuan mandatet janë shumë afër krijimit të një partie të re politike. Lajmi për këtë lëvizje që synon të asgjësojë opozitën reale ka dalë fillimisht nga mediat afër qeverisë, të cilat kanë publikuar dhe emrin dhe siglat që të mbajë kjo forcë e re politike.

Por roli i qeverisë në mbështetjen ndaj këtij grupimit të ri që pretendon se përfaqëson opozitën reale shkon përtej mbështetjes mediatike.

Burime mediatike deklaruan se gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të rinj. Mësohet se pak para se të vendosej emri i partisë, që flitet se do të jetë “Bindja Demokratike”, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me këta deputetë në Kryeministri duke u dhënë dhe mbështetjen e tij. Megjithatë zëdhënësi i kryeministrisë i përgënjështroi se janë të pa baza këto hamëndje.

Takimet mes deputetëve, kushdo qofshin ata dhe kryeministrit nuk janë të ndaluara, por zhvillimi i tyre në mënyrë sekrete dhe sidomos në krizën aktuale politike, tregojnë se në këto biseda nuk flitet për dialog, por për skenarë dhe skema të rrezikshme politike që në vend të zgjidhjes sjellin tensione të tjera politike që kanë synimin luftën brenda PD dhe së djathtës shqiptare, duke e lenë realisht vendin pa opozitë.

Vendimi i Kuvendit për të lejuar krijimin e grupit parlamentar të deputetëve që cilësohen si renegatë, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, është pjesë e skemës së qeverisë për të faktorizuar opozitën false në Kuvend. Ndërkohë sot, mbështetja që qeveria po i jep këtij grupi deputetësh që nuk përfaqëson asgjë shkon edhe më tej. Kryeministri Edi Rama ka arritur në pikën që jo vetëm po shpik “opozitën e re”, por duket se edhe partinë e re e ka themeluar vetëj gjatë takimeve më këta deputetë.

Ky mund të jetë ndër rastet ekstreme, kur partia në pushtet jo vetëm detyron opozitën reale të dalë nga sistemi, por merr përsipër dhe themelimin, financimin dhe zgjedhjen e drejtuesve të një partie të re opozitare!

Mësohet se anëtarë të krijesës më të re politike do të jenë edhe ata që njihen si “garda e vjetër” e Partisë Demokratike”, të përjashtuar tashmë nga radhët e saj. Astrit Patozi është emri i parë që konfirmon për Top Channel se do të jetë pjesë e “Bindjes Demokratike”, e cila pritet të regjistrohet zyrtarisht javën që vjen, pasi nismëtarët janë drejt përfundimit të mbledhjes së 3000 firmave të duhura për regjistrimin si forcë politike në gjykatë.

Të premten në rrjetet sociale Rudina Hajdari paralajmëroi edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e konsideruar bojkotin e garës elektorale si vetëvrasje politike, por kur afatet po ngushtohen pritet për t’u parë nëse partia e Rudina Hajdarit do regjistrohet si parti politike në zgjedhje apo do të shfrytëzojë afatet e tjera të KQZ për futjen në garë me kandidat të pavarur”, nënvizon Koha Jonë. /TemA

Paraardhëse

Edi Paloka kërcenon Ramën me zjarr: Shqiptarët do të pshurrin mbi hirin tënd

Pasardhëse

Autostrada e “kaltër” në Shqipëri, 294 km do të kushtojnë 2.3 mld euro (VIDEO)

Pasardhëse

Autostrada e “kaltër” në Shqipëri, 294 km do të kushtojnë 2.3 mld euro (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.