• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grida kopjon Elisën dhe kapet kot me Ngjelën: Kujt i flet për kafka ti?

16 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është duke aplikuar strategjinë e Elisa Spiropalit në komunikimin publik për të rritur figurën duke shkaktuar debat dhe nxitur reagime ndaj vetes. Këtë e bëri mbrëmë edhe me Spartak Ngjelën në “Open” duke shkaktuar një debat të panevojshëm, me qëllimin që të përflitet në media.

Gjatë fjalës së saj Grida Duma u shpreh se “protestat janë të domosdoshme”, duke shtuar se “është zhdukur ideja që Rama është i pathyeshëm”.

Por gjatë intervistës ajo është përplasur ashpër me Ngjelën, duke iu kundërpërgjigjur, pasi ky i fundit tha se “protestuesit janë kafka të paguara”.

Pjesë nga debati

Grida Duma: Unë nuk di se çfarë ta quaj antropologjisht këtë zotërinë që flet për kafkat e të tjerëve…

Spartak Ngjela: Je me maskë

Cila maskë? Maskë letër, që ke vendosur imazhin e kryeministrit? Apo maska kundragaz? Kush është maskë?

Po le moj , si kujton… janë me maska në fytyrë

-Nëse ti zotëri ke tre maska për të bërë politikë, një herë kur s’të del me partinë tënde, një herë kur s’të del me PD, një herë me dikë tjetër… kjo maskë jote është një maskë shumë më e rrezikshme se maska letre e cila demaskon një kryeministër
Zonjë të këshilloj një gjë, duhet ta mbash gjuhën brena dhëmbëve
Mbaje ti, se unë ty nuk të lejoj kurrë që të dalësh madh dhe të thuash që njoh ato kafka dhe janë të paguara. Ti kafkat e paguara nuk e thua dot në prezencën time.

-Po janë të mbuluara, zonjë janë të paguara

-Maskë është gjë tjetër dhe kafkën nuk e njeh ti. Ti i gjithëdijshëm mund të jesh për dikë tjetër jo për mua

-Eeee jepi jepi, vazhdo jepi. Vazhdo analizën

-Nuk kam çfarë jap unë se ti ke dalë jashtë rendit dhe i ke dhënë më shumë seç duhet, dhe ndoshta i ke djegur motorët e tu. Nga ana tjetër askush nga amerikanët nuk i zbret avionit dhe të vijë poshtë pallatit tënd, që bën të gjithëdijshmin për të treguar se kush është strategjia amerikane dhe po na krahason me Hong-Kongun. Çështja është që vetëm të bësh zhurmë që të dëgjohesh…

-Jo, fjalët pa lidhje janë zhurmë

-Pa diskutim, dhe më imagjinare dhe abstrakte seç i ke ti, nuk i ka pasur ndokush në historinë e opinionit

-Mirë mirë jepi… ke ardhur të flasësh për mua apo me mua?
Kam ardhur të flas për gjërat që qëndrojnë dhe mos të lë asgjë që nuk qëndron…

-Me mua ruaju mirë, nuk ke të drejtë të flasësh për mua

-Unë kam të drejtë të flas për argumentin që përdor, për subjektivizmit e tu dhe për sharjet dhe fenomenet e shëmtuara që ti inicion nga fjala që thua

-Argumenti është: janë të maskuar… mirë, mirë…

-Jo vetëm që nuk janë të maskuar zotëri, po ata vijnë aty pikërisht sepse nuk kanë asnjë shpresë dhe asnjë pagesë nga një punë normale që e kërkojnë çdo ditë. Jo vetëm që nuk janë të paguar, por kur janë në gjendje invalidësh, papunësi ekstreme, familje në mjerim, sot ti nuk mundësh tu japësh asnjë minimale llogaridhënie, pse nuk marrin asistencë apo jo

-Nuk fshihet fytyra zonjë… ehuuu

-Sa i përket kulturës për protestave merr lexo një cik më shumë që të fillosh të bësh spekulime të tjera, që të kuptosh që kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit, janë gjëja më normale dhe më paqësore dhe më perëndimore, në çdo protestë

Ndërhynë Eni Vasili: Të mos e kthejmë në një debat personal, Duma cili ishte qëllimi, të hynit në Parlament?

Grida Duma: Zonja Vasili ju siguroj për një gjë, dhe këtë jua siguroj plotësisht. Nuk ka asnjë vështirësi për një turmë dhjetëra mijëra apo qindra mijëra, të hyjë brenda. Të siguroheni për këtë. Në rast se opozita shqiptare, PD, do të kishte pasur qëllim që të inicionte apo të motivonte dhe shtynte turmën për të hyrë në institucion, ju e harroni që bulevardi i mbushur nga Skënderbeu deri tek Nënë Tereza, e ka vështirë të hyjë në institucione.

Paraardhëse

Djegia e Katedrales në Paris, francezët i reagojnë presidentit Trump: Je gabim

Pasardhëse

Dalin hetimet e para, si u dogj Notre Dame?

Pasardhëse

Dalin hetimet e para, si u dogj Notre Dame?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.