• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Sekretari i PD: Ushtarët janë injorantë dhe të papërgatitur, ata të thonë ndal dhe të vrasin, ose nuk të thonë fare

12 April, 2019
në Kryesore
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i PD për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, thotë se vendimi për të dislokuar ushtrinë në aeroportin e Rinasit është antikushtetues.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ai thotë se kjo është vetëm një tentativë e qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga grabitja e 10 milion eurove.

Gjata: Aeroporti ka dalë jashtë kontrollit, është cënuar siguria kombëtare në objektin më të sigurt në Republikën e Shqipërisë. Se çfarë pune ka ministrja e Mbrojtjes të nxjerrë ushtrinë, se është person politik.

Nuk është e aftë qeveria dhe policia të kapë 4 veta që vodhën 10 milion euro për 5 minuta brenda në avion, brenda në aeroportin e Rinasit dhe ikën. Nuk po bën dot asgjë policia. Për të tërhequr vvëmendjen nxjerrin ushtrinë.

Po çfarë thotë Kushtetuta, të cilës Gjata i referohet?

Gjata: Të nxjerrësh ushtrinë duhet të ndjekësh Kushtetutën. Neni 173 thotë: “Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë”.

Pra vetëm Kuvendi mund të vendosë, dini ndonjë propozim të Këshillit të Ministrave ju apo vendim të Kuvendit për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në Rinas?

Pika 2, “me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin”.

Asnjë nuk ka ndodhur dhe thotë Ministrja e Mbrojtjes nuk ka nevojë për debat kushtetues, u bë edhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese që ne se kemi fare.

Kemi përdorim politik të ushtrisë për nevoja të qeverisë. Si mundet Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes pa kërkuar leje te Presidenti, janë vartësit e tij.Nuk janë qeveri por sundimtarë, janë mësuar të sundojnë me kriminelët.

Gjata gjithashtu ngre problemin e mungesës së trajnimit të ushtarëve.

Gjata: Çfarë do bëjë ushtria, ushtari nuk di të ruajë rendin, ushtari të vret. Pasi të thotë dy herë ndal, edhe atë po ta tha, se të vret dhe të thotë pastaj ndal.

Këtë punë ka ushtria, nuk ka lidhje me rendin. Policia është e trajnuar për rendin.

Çfarë do bëjnë ata ushtarë në Rinas, u bë çfarë kishte për t’u bërë.

Paraardhëse

E moshuara rrëfen minutat e tmerrit, tregon detajet tronditëse për përplasjen midis Muratajt dhe policisë

Pasardhëse

Grabitja e miliona eurove në Rinas, shokon Artan Hoxha: FNSH pa grabitësit dhe nuk ndërhyri

Pasardhëse

Grabitja e miliona eurove në Rinas, shokon Artan Hoxha: FNSH pa grabitësit dhe nuk ndërhyri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.