• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjithçka ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të ngjarjes spektakolare në Rinas (VIDEO)

11 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E gjithë grabitja ka ndodhur në vetëm 300 sekonda. Janë publikuar pamjet 3D sesi ka ndodhur e gjithë ngjarja. Furgoni Volkswagen me ngjyre të bardhë me logon e Hetimit Tatimor ka mbërritur në derën e jashtme të aeroportit, pranë parkingut të imbarkimit, në orën 15:03 minuta. Njëri nga 4 grabitësit zbret nga makina dhe i vë zinxhirin një blloku betoni, përpara portës metalike. Furgoni e tërheq për të hapur rrugën dhe për të hyrë në pistë i duhen më pak se 60 sekonda. Në orën 15:04 gjendet në pjesë e pasme të avionit të linjës Tiranë-Vjenë.

Të katër grabitësit zbresin në pistë. U drejtojnë kallashnikovët punonjësve të kompanisë së sigurisë fizike “Nazeri 2000” dhe atyre të aeroportit dhe nisin të marrin thasët me euro që po ngarkoheshin. I ngarkojnë për afro 1 minutë thasët me afro 10 milionë euro, një shifër kjo që mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Përshkojnë gjithë pistën me furgon për të arritur tek porta e daljes që shërben për makinat e emergjencës. Është ora 15:08 dhe pamja e fundit që kanë mbi ngjarjen kamerat e sigurisë së aeroportit. Sapo futen në rrugën që të çon drejt Kamzës, një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, i stacionuar në pjesën ballore të aeroportit nis ndjekjen e tyre deri në urën e lumit që ndan Rinasin me Kamzën.

Në urën e lumit ndodh edhe përplasja me armë, ku nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj. Teksa Murataj gjuante në drejtim të policisë, 3 grabitësit e tjerë tentojnë t’i venë flakën furgonit me logon e Hetimit Tatimor. Dështojnë dhe kur Murataj qëllohet, e braktisin dhe largohen me një tjetër furgon në drejtim të Kamzës. Disa minuta më vonë i njëjti mjet u gjet i djegur në afërsi të Bathores. Kjo është edhe gjurma e fundit e lënë prej tyre./Tv Klan

Video:

Paraardhëse

E përditshmja gjermane “Bild” godet Shqipërinë

Pasardhëse

Liqeni që u krijua nga një meteor, ndërron ngjyrë dy herë në ditë

Pasardhëse

Liqeni që u krijua nga një meteor, ndërron ngjyrë dy herë në ditë

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.