• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

E përditshmja gjermane “Bild” godet Shqipërinë

11 April, 2019
në Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe një nga gazetat më të mëdha në Europë, tabloidi gjerman “Bild” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë grabitjes me armë në Rinas. Në një shkrim të gjatë, ajo hapet me titullin “Duart lart! Avioni po grabitet!”.

Tabloidi gjerman e quan një veprim të pabesueshëm nga gangsterët në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Të martën, një furgon u fut në pistën e aeroportit dhe ndaloi përpara një avioni AirBus A320 të linjës ajrore austriake Austrian Airlines. Gangsterët kishin si objektiv një ngarkesë parash, që duhet të fluturonte me avion drejt Vjenës. Disa udhëtarë e panë bastisjen nga sediljet e tyre. Autorët arritën fillimisht të largohen, por shumë shpejt një prej tyre u vra. Thuhet se grabitësi i qëlluar është kreu i një grupi famëkeq kriminelësh.

Sipas mediave shqiptare dhe greke, grabitësi i vrarë është Admir Murataj, 40 vjeç. Gangsteri nuk është i panjohur. Në vitin 2013, ai u arratis me disa bashkëpunëtorë nga burgu i Trikalas në Greqi. Atje banda po vuante dënimin me burg prej 137 vitesh.

Të afërmit, duke përfshirë edhe gruan e tij, e identifikuan kufomën në morg të mërkurën në mëngjes. Murataj akuzohet për krime të shumta, përfshirë vrasje dhe plaçkitje të armatosura. Megjithatë është e paqartë nëse Murataj është mbiemri i tij i vërtetë – pasi burri me origjinë nga Tropoja në veri të vendit, ka përdorur jo më pak se 13 identitete të rreme.

Goditja e tij e fundit në aeroportin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës u bë edhe vula e fatit të tij.

Murataj dhe bashkëpunëtorët e tij mesa duket e kishin përgatitur me mjeshtëri grabitjen spektakolare. Në mjetin me të cilin udhëtonin për në aeroport ishte shkruar: Hetimi tatimor. Disa nga gangsterët mbanin uniforma ushtarake dhe jelekë antiplumb. Disa udhëtarë menduan se mos ishte ndonjë stërvitje policore. Por pasagjerët nuk kanë qenë në rrezik për asnjë moment.

Autorët thuhet se kanë marrë 10 milionë euro në cash. Por teksa largoheshin me shpejtësi, nga pas iu vu një grup policor. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, Murataj humbi jetën. Bashkëpunëtorët e tij e hodhën trupin jashtë makinës dhe u arratisën. Raportimet se ai u qëllua nga bashkëpunëtorët e tij, për shkak se nuk mbante maskë, nuk janë konfirmuar.

Më vonë policët zbuluan një makinë të djegur pranë skenës së krimit. Autorët mendohet se i kanë vënë flakën për të zhdukur gjurmët. Natën duke u gdhirë e mërkura, policia arrestoi katër persona. Nuk dihet ende nëse ata i përkasin bandës.

Që kur u arratis nga burgu në vitin 2013, Murataj shfaqej vazhdimisht si grabitës bankash. Vetëm në vitin 2015 ai kryen dy sulme: në shkurt ai plaçkit një bankë, në dhjetor sulmon një transportues parash. Murataj u akuzua më pas edhe për një bastisje në vitin 2017. Në total gjatë këtyre sulmeve janë marrë 7 milionë euro.

Krimi i organizuar është një problem i madh në Shqipëri. Bandat organizohen shpesh në struktura klanore. Së fundmi, tre vjet më parë një automjet me para të gatshme u plaçkit në mënyrë të ngjashme në aeroportin e Tiranës. Të tjera para janë vjedhur gjatë rrugës drejt aeroportit.

Paraardhëse

Një tjetër rrjedhje tek PD-ja, kjo kandidate kërkon mandatin, ja emri

Pasardhëse

Gjithçka ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të ngjarjes spektakolare në Rinas (VIDEO)

Pasardhëse

Gjithçka ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të ngjarjes spektakolare në Rinas (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.