• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Si e shkatërroi kafeja turke Perandorinë Osmane

9 April, 2019
në Kuriozitete
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për grekët dhe qipriotët, ajo njihet si kafe greke, për boshnjakët si kafe boshnjake, për armenët si kafe armene, për arabët si kafe arabe, ndërsa për turqit, kroatët, shqiptarët dhe serbët si kafe turke. Sidoqoftë, në mesin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, ajo ishte thjesht kafe. Në atë kohë, këta popuj sundoheshin nga Perandoria Osmane, e cila i mori dashamirët e kafesë nga Evropa juglindore deri në Persi në “përqafimin” e saj të gjerë. Megjithatë, në vitet e para të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kjo perandori filloi të shpërbëhej. Kafeja pati një rol pak të njohur në fundin e saj.

Kafeja u soll në Turqi gjatë pushtetit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Kur i dërguari i tij për ta qeverisur Jemenin e shijoi një pije energjike, e cila në atë vend njihej me emrin “qahwah”, ai e solli atë në Konstantinopojë, ku menjëherë u bë shumë e famshme. Një mjeshtër i kafesë mund të kishte dhjetëra ndihmës për t’i bluar kokrrat Arabica dhe për t’i shndërruar ato në pluhur shumë të imët, i cili ishte i ngjashëm me espresson e sotme. Ky pluhur vlohej me ujë në enë të quajtura xhezve. Pija e hidhët, e zezë dhe me një shtresë të hollë të shkumës shërbehej në filxhanë të vegjël porcelani. Sipas legjendës, për ta baraspeshuar shijen e hidhët të pijes, gruaja e Sulejmanit, Hurrem Sultan, e pinte kafenë e saj bashkë me një gotë ujë dhe një copë llokumi. Në Turqi, kafeja shërbehet në këtë mënyrë edhe sot.

Sidoqoftë, jo të gjithë besonin se Kurani ua lejonte myslimanëve ta pinin këtë pije të re stimuluese. Ndonëse në librin e myslimanëve nuk përmendet saktësisht kafeja, një klerik që ishte pjesë e pushtetit të Sulejmanit e kishte lëshuar një “fatwa” kundër kësaj pije me arsyetimin se çdo gjë e djegur nuk lejohet të pihet. Sidoqoftë, kjo nuk e zbuti thirrjen e tij. Kafeneja e parë publike, e njohur si “kahvehane”, u hap në Stamboll në vitin 1555 nga dy tregtarë sirianë. Pak kohë më vonë, gati një në gjashtë dyqane të qytetit shërbenin kafe. Me kalimin e kohës, kjo pije u përhap edhe në pjesët më të skajshme të perandorisë.

Kafenetë ua mundësonin burrave që të tubohen në një vend tjetër përpos shtëpive, xhamive apo dyqaneve, duke ua ofruar mundësinë për socializim, shkëmbim të lajmeve, zbavitje dhe edukim. Anëtarët e shoqërisë që dinin shkrim dhe lexim i lexonin me zë të lartë lajmet e ditës. Jeniçerët, të cilët ishin anëtarë të një njësie elite të ushtrisë osmane, planifikonin protesta kundër Sulltanit. Zyrtarët bisedonin për mashtrimet. Tregtarët shkëmbenin thashethemet për luftë. Ata që nuk dinin shkrim dhe lexim vetëm dëgjonin. Në kafene, ata mësuan për idetë që i sollën telashe shtetit osman: rebelime, vetëvendosje dhe dobësim të shtresës së fuqishme.

Nuk kaloi shumë kohë dhe autoritetet filluan t’i cilësojnë kafenetë si kërcënim. Disa sulltanë dërgonin spiunë në kafene për ta matur opinionin e popullit. Të tjerët, si Murati i Katërt, i cili ka sunduar gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, u përpoqën që t’i mbyllin krejtësisht ato. Megjithatë, kafenetë ishin shumë fitimprurëse. Kur lëvizjet nacionaliste arritën kulmin në tokat e Perandorisë Osmane në shekullin e nëntëmbëdhjetë, popullariteti i kafeneve u rrit shumë. Grupet etnike në rajonet evropiane të perandorisë, të cilat ishin të banuara me shumicë ortodokse, filluan të kërkonin pavarësi. Udhëheqësit nacionalistë i planifikuan taktikat e tyre dhe i forcuan aleancat në kafenetë e Selanikut, Sofjes dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre, të përforcuara nga kafeina, u treguan të suksesshme me themelimin e Greqisë së pavarur në vitin 1821, Serbisë së pavarur në vitin 1835 dhe Bullgarisë së pavarur në vitin 1878. Kështu, pushteti i kafesë mori fund, shkruan “The Economist”, transmeton Gazeta Express./Përktheu: Nasuf Abdyli

Paraardhëse

Telefon “budalla” i dizajnuar për të larguar smartfonët nga njerëzit, që ta shijojnë jetën

Pasardhëse

Ulërima dhe gjak, nis prishja e shtëpive tek Bregu i Lumit (VIDEO)

Pasardhëse

Ulërima dhe gjak, nis prishja e shtëpive tek Bregu i Lumit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.