• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngërçi politik, Paloka: Rama po përpiqet të dalë nga gropa duke gërmuar, protestat rruga e vetme

7 March, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar A2, ka folur për aksionin e opozitës, si dhe për deklaratat e faktorit ndërkombëtar dhe mundësinë e një marrëveshje.

“Nëse bëhet fjalë për marrëveshje të tipit të 17 majit nuk mund të ketë. Kushtet tona janë të qarta. Rama nuk mund të ketë më rol në politikën shqiptare. Siç e tha dhe Basha, marrëveshja me Ramën nuk ishte vetëm në dëm të PD, por edhe në dëm të shqiptarëve dhe tashmë një marrëveshje me Ramën është e përjashtuar”, është shprehur Paloka

Sa i përket faktorit ndërkombëtar dhe qëndrimeve të tyre, nënkryetari i PD-së është shprehur: “Qëndrimi ynë është shpallur tashmë. Sa më shpejt të kuptojnë të gjitha palët se zgjidhja nuk është duke sulmuar opozitën. Topi është në fushën e Ramës dhe vendimet duhet t’i marrë ai. Të tjerët duhet të kuptojnë se veprimet e opozitës janë pasoja të kësaj mazhoranca.

Dalja e kryeministrit Rama në “Porta a Porta” në Rai 1 ku deklaroi se protestat e opozitës po i prishin imazhin vendit, Paloka deklaron se, imazhi i vendit është prishur kur është quajtur “Kolumbia e Europës”.

“Nuk e di pse shkoi në Itali. Por, unë di se ka paguar boll për të bërë atë xhiro. Por unë kam përshtypjen se ka dhënë efektin e kundërt nga ato që thotë Rama. Imazhi i Shqipërisë është prishuar kur vendi ynë është cilësuar si Kolumbia e Europës, është prishur kur në Parlament futen kriminelë, është prishur kur të gjitha stacionet e huaja transmetuan se si krimi me paratë e drogës ka blerë zgjedhjet. Rama po përpiqet të dalë nga gropa duke gërmuar, por kjo gjë nuk mund të ndodhë. Nëse gërmon, gropën e bën më të thellë”, u shpreh Paloka.

A ka fund kjo rrugë pa marrëveshje? “Ne i kemi provuar deri më sot të gjitha mënyrat. Kërkesa për të ndjekur të njëjtën rrugë në parlament është e gabuar. Historia ka treguar se në momentin e duhur zgjidhjet gjenden. Nuk ka nevojë të bëhen marrëveshje kokë më kokë mes Bashës dhe Ramës. Populli do t’i përcaktojë politikës se si do të jetë kjo marrëveshje që sot ka politika”, tha numri dy i PD-së.

Pyetjes se si mund të shembet sistemi, Paloka iu përgjigj: “Nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç protestave. Janë rreth 80% e shqiptarëve që duan largimin e Ramës dhe sa më parë ta kuptojnë dhe të bashkohen në këtë revoltë, aq më shpejt ikën Ramën, në të kundërt situata bëhet më keq. Ky është realiteti”.

Paraardhëse

10 mln dollarë lobim, Soros pagoi para për dërgimin e Donald Lu në Kirgistan

Pasardhëse

Baba Taku hap “valixhen”: Dokumenti që vërteton se Berisha është agjent serb

Pasardhëse

Baba Taku hap "valixhen": Dokumenti që vërteton se Berisha është agjent serb

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.