Emrave të listës së deputeteve opozitarë që do qëndrojnë në Kuvend iu bashkua edhe Ligoraq Karamelo.
Ai ishte në listën e opozitës nën siglën e PBDNJ dhe pas kthimit nga Greqia ku ndodhej per kurim deklaroi se do merrte mandatin pasi ishte konsultuar me zgjedhësit dhe strukturat e partisë së tij, por Karamelo tregon se ka pasur presione dhe kërcënime që të mos marrë mandatin e deputetit.
“Në Shqipëri, ende nuk janë krijuar kushtet që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre.
Aq më tepër kur flasim për deputetë të ardhshëm të Parlamentit të ndodhen në presione dhe kërcënime të vazhdueshme.Jemi shumë larg asaj që ne kërkojmë.
Deri tek mos ardhja e zarfit të dërguar nga KQZ. Për të krijuar pengesa nga më të ndryshmet.
Por unë jam i vendosur”, tha Karamelo për Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post