• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Macron: Europa kurrë më e ‘nevojshme’ se sot dhe kurrë me e ‘rrezikuar’ se sot

5 March, 2019
në Aktualitet, Botë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Francez, Emmanuele Macron i ka bërë thirrje qytetarëve të BE ta shfrytëzojnë votimin në zgjedhjet e
Parlamentit Europian për të mbrojtur dhe fuqizuar Europën “e rrezikuar”, shkruan Albeu.com

Në një artikull të gazetës franceze “Le Parisien” , Macron shkruan : “Asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore Europa nuk ka qenë më e nevojshme se sot. Në anën tjetër ajo nuk ka qenë kurrë më parë nuk ka qenë kaq e rrezikuar”.

Banorët e Parisit e shohin si pozitiv qëndrimin e zotit Macron përballë populizmit në ritje të Europës, edhe në se nuk kanë qenë dakord me politkat e tij të brendshme.

Artikulli i udhëheqësit francez ka patur jehonë dhe është botuar në gazetat e 28 vendeve europiane.
Në Gjermani, banorët e Berlinit shprehën mendime të ngjashme për nevojën e një Europe të bashkuar kundër lëvizjes së të djathtës ekstreme.

Në Hungari, presidenti i së cilës Viktor Orban ka qenë vazhdimisht objekt i kritikave të zotit Macron, artikulli u publikua vetëm në internet, në një gazetë të përjavshme me profil biznesin.

Udhëheqësi francez, i cili e zhvilloi fushatën e tij presidenciale si një përkrahës i fuqishëm i Bashkimit Europian, e cilëson në artikull Brexit-in si simbolin e problemeve që kanë përfshirë Europën, duke thënë se “mashtrimi” dhe ‘mungesa e përgjegjësisë” shkaktoi largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian, të planifikuar nga fundi i këtij muaji.

Emmanuel Macron i këshillon votuesit, që në zgjedhjet e Parlamentit Europian të 23-26 majit, t’i refuzojnë partitë nacionaliste, të cilat “nuk ofrojnë asgjë”.

Qeveria gjermane tha se është e rëndësishme që forcat pro-europiane t’i shprehin idetë e tyre për të ardhmen e Bashkimit Europian. Përmes një emaili si reagim ndaj letrës së zotit Macron, ajo thonte se “Është e rëndësishme që forcat pro-europiane t’i shprehin konceptet e tyre para zgjedhjeve europiane dhe se qeveria gjermane mbështet diskutimet aktive për BE-në.” /albeu

Paraardhëse

Edlira Hyseni: Ja pse pranova të bëhem deputete

Pasardhëse

Berisha: Edhe me gaz jam në formë, s’më pengon gjë

Pasardhëse

Berisha: Edhe me gaz jam në formë, s’më pengon gjë

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.