• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Luftanijet e NATO-s në Detin e Zi, përse?

4 March, 2019
në Botë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aleanca veri-atlantike përforcon prezencën e saj në Detin e Zi. NATO dërgon me këtë sinjale si tek Rusia ashtu edhe tek Ukraina. Por mundësia e veprimit është e kufizuar, për shkak të një marrëveshje para 80 vjetësh.

Nga Deutsche Welle

Odesa përshëndet “Donald Cook”. Luftanija amerikane, që ka qenë e stacionuar në Spanjë, e pajisur me sisteme mbrojtëse kundër raketave është vendosur ndërkohë në Detin e Zi. Në janar kjo anije qëndroi në Batumi për stërvitje ushtarake me rojen bregdetare gjeorgjiane. Tani ajo ndodhet në portin e Odesës. Më 26 shkurt presidenti ukrainas, Petro Poroshenko takoi në bordin e saj, të ngarkuarin e posaçëm amerikan për Ukrainën, Kurt Volker. Takimi ishte „simbolik” tha Poroshenko për të dërguar „një sinjal të rëndësishëm tek Kremlimi”, që „Krimeja është ukrainase” dhe se në „rajon sigurohet transporti i lirë i anijeve”.

NATO-ja po përforcon prezencën e saj në Detin e Zi pa shumë zë, por nën vrojtimin vigjilent të flotës detare ruse. Krahas „Donald Cook”, në rajon qëndron edhe Grupi 2 i Përhershëm i Forcës së NATO-s për Kundërmasat ndaj Minave, (SNMCMG 2) nënë drejtimin e anijes gjermane, FSG, Werra.

NATO reagon ndaj incidentit

Sfondi i këtyre lëvizjeve ishin incidentet në ngushticën Kertsch në fund të nëntorit 2018. Anijet ruse me forcën e armëve morën nën kontroll dy anije dhe një anije ndihmëse të marinës para brigjeve të Krimesë të aneksuar nga Rusia. Ekspertja Deborah Sanders nga King’s College në Londër është shprehur për DW, se Europa ka reaguar „shumë ngadalë” në rrugë diplomatike për incidentin e Kertshit. Prandaj u vendos për „një zgjidhje ushtarake”, pra për forcimin e prezencës së anijeve luftarake. SHBA i dërgon një sinjal Moskës, se ujërat e Detit të Zi nuk janë ujëra ruse. Sipas ekspertes, forcat në Detin e Zi kanë ndryshuar në favor të Rusisë, dhe Kievi i trembet një bllokade të Odesës, portit më të rëndësishëm të Ukrainës, ku nga aneksimi i Krimesë qëndron e stacionuar marina ukrainase.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko përshëndet forcimin e prezencës së NATO-s

Kurse Turqia, vend anëtar i NATO-s tregohet e përmbajtur me flotën e saj. „Turqia duhet të shpërndajë forcat, si në Detin e Zit ashtu edhe në Mesdhe. Ankaraja ka vendosur që para gjendjes në Siri dhe një varësie të ndjeshme energjitike nga Rusia, të mos i japë prioritet Detit të Zi”, thotë Sanders. Nga ana tjetër për shkak të „çarjeve në marrëdhënien” SHBA-Turqi ekziston mundësia e një „largimi të mëtejshëm” të Turqisë nga NATO. Por ka edhe sinjale tërësisht të tjera. Kështu luftanija USS Donald Cook para se të vendosej në Odesa, kreu stërvitje me një fregatë turke.

Pretendimi i Rusisë

„Mund të thuhet, se Deti i Zi në sfondin e veprimeve ruse ka fituar rëndësi”, thotë Hans-Joachim Stricker, ish-zëvendësadmiral i marinës gjermane për Deutsche Wellen. Sipas tij, Rusia ka bërë të qartë, se Deti i Zi dhe Deti Azov për Moskën kanë rëndësi të veçantë, dhe prandaj „askush nuk duhet të sillet aty vërdallë”. Sipas Stricker „ky është një pretendim, që nuk mund të pranohet aspak”. Ai sjell në vëmendje një nocion të njohur si „A2/AD” (Anti Access/Area Denial) – bëhet fjalë për konceptin që kundërshtarëve potencialë u bllokohet hyrja në një hapësirë të caktuar, përmes shtimit të fuqisë ushtarake. Pikërisht këtë ka bërë Rusia, duke forcuar prezencën në Krime me stacionimin e raketave të reja. Prezenca e NATO-s është një „kundërsinjal” për pretendimin e Moskës.

Marrëveshja e Montreux

Në shkurt Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi, se aleanca mendon „forcimin e mëtejshëm” të prezencës në Detin e Zi. Politikanët rusë bënë fjalë për „provokim”. Por aktivitetet e NATO-s kufizohen nga Marrëveshja e Montreux. Marrëveshja e ngushticave detare nga viti 1936 i dha Turqisë sovranitetin e plotë mbi Bosforin. Anijet luftarake të vendeve të tjera, që nuk kufizohen drejtpërdrejt me Detin e Zi, nuk lejohet të qëndrojnë më shumë se 21 ditë në Detin e Zi. Edhe tonazhi i anijeve është i kufizuar.

„Jemi të mendimit, se situata ushtarake në Detin e Zi është shumë larg asaj të para gati 100 viteve, kur u nënshkrua marrëveshja”, thotë përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në NATO, Vadym Prystajko. Ai shprehu keqardhjen që për shkak të marrëveshjes, luftanije të mëdha të NATO.s, si flota e 6 amerikane Mount Whitney mund të hyjnë shumë rrallë në Detin e Zi. Prystajko i lutet partnerëve për shkak të incidentit të Kertshit që të përforcojnë prezencën në Detin e Zi. Sipas tij kjo do t’i tregonte Rusisë, se planet „për të pushtuar Detin e Zi dhe për ta nxjerrë jashtë Ukrainën, pa përmendur Detin Azov, do të kenë si pasojë reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.”

Paraardhëse

Ngjela: Rudina Hajdari, kryetare e opozitës së re në Kuvend

Pasardhëse

Frika të përballet me popullin, Pampuri: Edi Rama karrigia nuk mbahet me pahir

Pasardhëse

Frika të përballet me popullin, Pampuri: Edi Rama karrigia nuk mbahet me pahir

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.