• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Reagon deputeti i Merkelit: Lënia e mandateve, veprim i gabuar

21 February, 2019
në Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, në një intervistë telefonike nga Berlini për Top Channel, flet për vendimin e deputetëve të opozitës që lanë mandatet.

Nikolas Löbel: Është një vendim i pazakontë. Demokracia ndodh në Parlament, populli shqiptar ka votuar për Parlamentin dhe i besojnë atij institucioni që të kujdeset dhe të mbrojë demokracinë dhe shoqërinë. Prandaj, mendoj që është një vendim i gabuar nga ana e opozitës të dorëzojë mandatet dhe të largohet nga ajo dhomë e demokracisë, siç është Parlamenti.

Por, sa do të ndikojë ky veprim i opozitës në vendimin e qershorit që pritet të merret për Shqipërinë?

Nikolas Löbel: Premtimi është dhënë në vitin 2003 për vendet e Ballkanit Perëndimor, që duhet të jenë pjesë e Europës, dhe Gjermania e pjesa tjetër e Europës duan ta mbajnë fjalën. Tani këtë vit, në verë, vendimi do të jetë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më shumë se 90% e popullsisë shqiptare duan të jenë anëtarë të BE-së dhe pjesë e familjes europiane, gjë që e duam edhe ne. Mendoj se Shqipëria pret që ne të vendosim pas kaq kohësh, t’i nisim negociatat tani këtë verë, apo në vjeshtën e këtij viti. Por, anëtarësimi në BE nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë apo opozitës, është diçka e fuqishme që duhet të arrihet si nga qeveria, edhe nga opozita, së bashku, sepse i takon të gjithë shoqërisë dhe shtetit shqiptar të bëhen pjesë e BE-së. Pra, duhet vullneti dhe forca politike e qeverisë dhe opozitës për ta arritur këtë qëllim së bashku. Vendimi për të dorëzuar mandatet nuk është i mirë për qëllimin që duhet të arrijnë së bashku, atë të anëtarësimit në BE.

Nikolas Löbel dha edhe një mesazh të përbashkët për qeverinë dhe opozitën.

Nikolas Löbel: Kam dëgjuar të përmenden disa politikanë gjermanë, që i kanë këshilluar të dorëzojnë mandatet, gjë që nuk është e vërtetë. Ne jemi miq dhe duam të ecim përpara në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë, si dhe vendeve të tjera të Ballkanit, në BE. Ky është interesi i gjermanëve dhe rruga ku duam t’iu mbajmë dhe në çdo formë që mund t’iu mbështesim, për ekonominë, turizmin, reformën zgjedhore, reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit. Për të gjitha këto, Gjermania është në krah të Shqipërisë për t’iu mbështetur. Por, këto vendime janë marrë në politikën e brendshme dhe po presim për vendimet e duhura nga ana juaj, për të shkuar drejt BE-së./TCH/

Paraardhëse

Erion Braçe përgjigje për Metën: Mazhoranca, asnjë hap prapa

Pasardhëse

‘Sot sovrani futi Edvinin në vrimën e miut’

Pasardhëse

'Sot sovrani futi Edvinin në vrimën e miut'

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.