• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama sfidon opozitën: As me plumb ballit, zgjedhje vetëm në 2021

21 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero”. Për gazetarin Marco Ventura, Rama ka komentuar aktualitetin politik, duke e krahasuar qeverinë me Juventusin dhe veten me Ronaldon. Rama thotë se revolta bëhet nga ata që u dëbuan me votë nga populli dhe duan të vijnë në pushtet pa zgjedhje.

“Ata e thonë vetë se me Edi Ramën nuk kanë shans të fitojnë. Duan që unë të dorëhiqem për të bërë një qeveri tranzitore. Është si t’i kërkosh Juventusit, meqë është shumë i fortë, që të pranojë formacionet që bëjnë të tjerët, jo trajneri i saj dhe që të shkojë në fund të klasifikimit për ta nisur kampionatin nga e para… pa Ronaldon!. Qeveritë tranzitore bëhen kur ka probleme përfaqësimi, ndërsa ne kemi mazhorancën absolute dhe jemi përpara në të gjitha sondazhet. Nuk është një lojë, kemi jo vetëm të drejtën, por detyrën për të përfaqësuar vullnetin e zgjedhësve. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2021”, ka thënë kryeministri Rama.

Kryeministri është shprehur se policia në sjelljen e saj ishte shumë korrekte, ndryshe nga vite më parë kur katër protestues u vranë në bulevard. I pyetur nëse i referohej Lulzim Bashës kur ishte Ministër i Brendshëm, Rama ka thënë prerë se: “Nuk flas kurrë për kundërshtarët në një gjuhë të huaj, edhe pse është gjuha e gjyshes sime. Gjyshja ime ka pasur origjinë italiane”. Për deklaratat e Berishës, ka thënë: “Ai shprehet se mënyra e vetme për të më dëbuar, është me një plumb ballit, por nuk dua ta komentoj. Shqipëria në kohën e Berishës digjej. Kërkon vetëm të pengojë reformën në drejtësi. Janë më shumë se 50 gjyqtarë të korruptuar që kemi nxjerrë jashtë sistemit”.

I pyetur se kundërshtarët e krahasojnë me Nicolas Maduron, Rama tha se është pikërisht opozita që ka probleme me ndërkombëtarët.

“Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri amerikanët dhe Europa i kanë bërë apel opozitës se po shkel principet e demokracisë. Nëse do të isha si Maduro, do të kisha unë probleme me SHBA-të dhe Bashkimin Europian”, është përgjigjur Rama.

Gazetari italian ka pyetur nëse ka ndonjë rrezik që situata të degjenerojë dhe të rinisë një eksod drejt Italisë dhe kryeministri është përgjigjur: “Jo! Jo! Kjo është vetëm një revoltë brenda pallatit, revoltë nga ata që u dëbuan dhe ëndërrojnë të pamundurën. Pra duan të vijnë në pushtet pa votime.”/Opinion.al

Paraardhëse

BE i ‘mbyll derën’ politkanëve shqiptarë: Mos prisni arbitër nga Brukseli

Pasardhëse

“Lule dhe qirinj për funeralin e qeverisë” (FOTO)

Pasardhëse

“Lule dhe qirinj për funeralin e qeverisë” (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.