• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kosova, dialogu ka ngecur, zgjidhja ende larg

12 February, 2019
në Kosovë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka 20 vjet që “kriza e Kosovës” shfaqet në titujt e gazetave. Gjendja e staus quo-së ngjan më shumë me një paqe të bllokuar se sa me një paqe të vërtetë. Një prezantim i fakteve.

Nga Deutsche Welle

Si këto ditë 20 vjet më parë, në Rambouillet të Francës filloi konferenca ndërkombëtare e paqes për konfliktin që zgjaste disa dekada midis Serbisë dhe Kosovës, të banuar nga shqiptarët. Beogradi nuk pranonte asnjë propozim që i prezantohej. Më 24 mars 1999, NATO filloi ndërhyrjen ushtarake, të parën ndërhyje gjatë ekzistencës së saj. Bombat e NATO detyruan ushtrinë serbe dhe shumë njësi paramilitare, që të tërhiqeshin nga Kosova, pasi kishin detyruar dëbimin e 800 mijë shqiptarëve. Që prej asaj kohe, Kosova, e cila u bë më 2008 shteti më i ri i Europës dhe u nda nga Serbia, u vendos pak a shumë nën vëzhgimin ndërkombëtar. Trupa mbrojtëse e Kosovës, e drejtuar nga NATO, KFOR-i, u bë garanci për sigurinë. BE u përpoq për dhjetë vjet me radhë, që të formonte me misionin e saj më të madh jashtë BE-së, EULEX-in, një shtet juridik demokratik.

Gjendja

Kosova vazhdon të jetë një nga shtetet më të korruptuara. Mediat dhe drejtësia kanë ngelur varur në klanet e politikës. Kontrabanda e armëve, drogës dhe qenieve njerëzore janë „sektorët ekonomikë” më të rëndësishëm. Papunësia është e madhe. Kush ka mundësi të largohet migron në Europën Perëndimore. Në Serbi gjendja është e njëjtë, megjithëse vendi është zyrtarisht kandidat për t’u pranuar në BE. Komisioni i BE-së, ka parashikuar madje vitin 2025, si datë e mundshme pranimi. Megjithëse BE është duke ndërmjetësuar prej vitesh midis fqinjëve të armiqësuar, përparime për qetësimin e konfliktit të vazhdueshëm nuk janë bërë. Parlamenti serb sapo u tall me BE-në, duke e quajtur „tigër pa dhëmbë”.

Pse nuk janë duke u arritur përparime në këtë krizë, megjithëse SHBA dhe BE kanë vënë në dispozicion ushtri me diplomatë dhe ekspertë, si dhe miliarda euro? Gjendja është ashpërsuar madje javët e fundit. Linjat e bisedave midis Beogradit dhe Prishtinës janë shumë larg njëra-tjetrës.

Shqiptarët e Kosovës kanë marrë vendim të krijojnë ushtrinë e tyre. Reagimet e Serbisë luhaten midis indinjatës dhe mungesës së fuqisë. Prishtina vuri taksa 100 përqind për mallrat serbe, sepse Beogradi nuk do që ta njohë Kosovën, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Dëmet ekonomike të Serbisë vlerësohen mbi 100 milionë euro. Javën e kaluar, parlamenti i Kosovës nxorri ligjin që e bën minierën e Trepçës kombëtare, megjithëse kjo sipërmarrje e rëndësishme është prej kohësh një pikë e diskutueshme midis dy vendeve fqinjë.

Pjesa veriore e Mitrovicës

Mungon interesi në arritjen e përparimeve në konfliktin e Kosovës

Ekzistojnë disa pengesa të rëndësishme, që e pengojnë zgjidhjen e krizës së Kosovës. Sepse praktikisht askush nuk ka interes në zbutjen e shpejtë dhe afatgjatë të konfliktit. Presidenti i gjithëpushtetshëm serb, Aleksandar Vu?i?, është një aktor shumë i mirë. Nuk dihet nëse ai është po aq i apasionnuar me shahun sa kolegu i tij rus, Vladimir Putin. Sidoqoftë, të dy politikanët e nivelit të lartë janë mjeshtra taktike në shahun politik të Ballkanit.

Sipas studimeve të fundit ka dalë se Moska nuk ka interes që t‘ i japë një përgjigje përfundimtare çështjes së Kosovës. Sepse nëse do ta bënte do të humbiste ndikimin në rajon. Prandaj pengon me veton e saj Këshillin e Sigurimit të OKB, që të marrë vendime për Kosovën, kundër interesave të aleatit të ngushtë, Serbisë. Dhe kështu qëndron e lidhur ngushtë me Serbinë, si vendin më të madh dhe më të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor.

Serbia

Vu?i?i i Serbisë është rritur me temën e Kosovës. Fillimisht ai ka qenë një nga mbështetësit e partisë së Slobodan Millosheviçit, që vdiq në Hagë, në Gjykatën ndërkombëtare për krimet e luftës, dhe që iu ngarkuan luftërat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Vu?i?i ka shtatë vjet që qëndron në pushtet. Kjo falë premtimeve që i ka bërë Berlinit, Uashingtonit dhe Brukselit se do të punojë për një zgjidhje në çështjen e Kosovës. Për këtë Perëndimi i la dorë të lirë në politikën e brendshme. Askush nuk ka ushtruar kritika të ashpra që Vu?i?i ka ndërtuar një sistem autokratik pushteti. Nëse presidenti i jep vërtet fund konfliktit të Kosovës, atëherë ai nuk do trajtohej më në mënyrë speciale nga Perëndimi. Vu?i?i do të duhej të merrej me kritikat për mosrespektimin e institucioneve demokratike si dhe vënin nën kontroll të drejtësisë dhe mediave. Përveç kësaj, sipas të dhënave të veta, Beogradi i jep çdo vit 500 milionë euro pakicës serbe në Kosovë. Paratë administrohen pa kontrollin e askujt. Kështu që gjithnjë mund të mbetet diçka për xhepat e veta.

Dialogu Beograd-Prishtinë ka mbetur në vend numëro

Kosova

Edhe në Kosovë udhëheqësit politikë nuk janë të interesuar në ndonjë paqe afatgjatë me fqinjin, Serbinë. Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë rritur në luftën e armatosur kundër Serbisë. Edhe sot ata marrin simpatinë nga populli nëpërmjet antiserbizmit. Si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, opozita është shumë më radikale se sa qeveritarët. Në Beograd opozita nacionaliste akuzon Vu?i?in për tradhëti kombëtare, për shkak të gatishmërisë për bisedime me Prishtinën. Partia opozitare nacionaliste në Kosovë, Vetevendosje, do donte që sot të ndërpriste çdo lloj kontakti me Serbinë, derisa pavarësia të njihej nga Beogradi.

Vështrim

SHBA ka nën presidentin Donald Trump probleme krejt të tjera botërore, që e lënë Ballkanin mënjanë. BE duket se e ka ulur angazhimin, pas shumë proceseve të pasuksesshme ndërmjetësimi. Askush nuk beson se duke pasur parasysh zgjedhjet për Parlamentin Europian në maj, e ngarkuara me politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini, do të përdorë gjithë fuqinë që ka për të ofruar një zgjidhje të konfliktit të Kosovës. Çdo gjë tregon për ngrirjen e konfliktit të Kosovës. Kjo gjendje nuk e minimizon rrezikun e konflikteve të dhunshme.

Paraardhëse

Shqipëria dhe Mali i Zi, me borxhin më të lartë në rajon për 2018

Pasardhëse

Dy shqiptare mes të veshurve më bukur në Grammy 2019 (FOTO)

Pasardhëse

Dy shqiptare mes të veshurve më bukur në Grammy 2019 (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.