• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Dalin shifrat, kaq para kanë shqiptarët në banka

6 February, 2019
në Kryesore
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Euro është një monedhë mjaft e preferuar e kursimtarëve shqiptarë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që raportohen në monedhën përkatëse, bëjnë të ditur se depozitat në euro në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. (kjo rritje është shumë më e lartë sesa vlera raportimi në lekë i depozitave në valutë, ku zgjerimi ishte minimal prej 1% për shkak të efektit që ka pasur zhvlerësimi i euros, që ra nga 133 lekë në fillim të 2008-s në 123 lekë në fund të saj). Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët.

Shtimi i depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro.

Në vitin 2018 rritja erdhi nga depozitat pa afat të individëve dhe nga kursimet e korporatave jo financiare.

Rreth 77% e depozitave në euro zotërohen nga individët, ku më të preferuarat janë ato me afat 1 vjeçar (35% e totalit të individëve). Megjithatë, në 2018-n, preferencë kanë qenë depozitat rrjedhëse, të cilat kanë shënuar edhe rritjen më të madhe, ndërsa depozitat me afat 12 mujor kanë qëndruar pothuajse të pandryshuara.

Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në lekë për totalin e kursimeve, bëjnë të ditur se depozitat në valutë në fund të 2018-s, kursimet në monedhë të huaj arritën në 53.9% të totalit, duke shënuar nivelin më të lartë historik.

Banka e Shqipërisë në shkurt të 2018-s nisi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë, që synonte uljen e përdorimit të euros si në kahun e kredisë ashtu dhe të depozitave. Ndërsa në kahun e kredisë funksionoi dhe pesha e huasë në valutë u ul me 0.7 pikë përqindje, nuk ndodhi e njëjta gjë me kahun e kursimeve. Pesha e depozitave në valutë u rrit me 1.2 pikë përqindje.

Ndryshe nga depozitat në valutë, ato në lekë shënuan rënie në 2018-n, duke u tkurrur me rreth 4%, apo gati 17 miliardë lekë më pak, si rrjedhojë e interesit të ulët të individëve për të mbajtur kursimet në banka në një ambient me norma të ulëta interesi. Një tjetër faktor, sipas bankierëve, është niveli i ulët i qarkullimit të lekut në ekonomi.

Në total, depozitat në total, të raportuara në lekë ishin 988 miliardë lekë, me një tkurrje prej 3.2%, të ndikuar nga leku. Por, nëse heqim efektin e nënçmimit të euros, shtimi i depozitave në valutë (+ 370 milionë euro) ka kompensuar rënien e atyre në lekë (-120 milionë euro), duke bërë që stoku i depozitave në total të rezultojë me rritje prej rreth 250 milionë euro. /monitor

Paraardhëse

A i besoni Lulzim Bashës? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

Pasardhëse

Berisha i kërkon LIVE falje djalit të Ramës

Pasardhëse

Berisha i kërkon LIVE falje djalit të Ramës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.