• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Skandal në New York, vajza e Kadaresë i heq fjalën ambasadores së Kosovës

5 February, 2019
në Kryesore
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ndërmjet ambasadores të Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare dhe Konsulles së Kosovës në New-York, teuta Sahatqija.

Ka qenë konferenca “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit”, arsyeja e ngritjes së “tensioneve” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se ambasadorja e Shqipërisë në këtë institucion ndërkombëtar, Besiana Kadare, ka injoruar ambasadoren e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, duke mos e lejuar atë të flasë, dhe për të treguar se edhe shqiptarët në Kosovë kanë strehuar dhe ndihmuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ambasadorja Sahatqija, ka tentuar disa herë në këtë konferencë ta bëjë të paktën një pyetje, për pjesën e kohës që ishte dedikuar vetëm për pyetje nga audienca, por, edhe kjo i është mohuar.

“Pasi që ambasadorja Kadare, ka përcaktuar se kush flet, kam tentuar disa herë të paktën ka bëjë një pyetje, kur e kam ngritur dorën të kërkoj fjalën, për një pyetje, por edhe kjo më është mohuar’, theksoi Sahatqija.

Për këtë arsye, ambasadorja e Kosovës në Nju Jork ka braktisur konferencën, duke thënë se i vjen keq që organizatorët nuk ia dhanë fjalën në konferencë.

Kjo sjellje e ambasadores Kadare, ka irrituar komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilët ishin të pranishëm.

Por, pse iu mohua fjalimi në këtë takim, ambasadorja Teuta Sahatqia, shefe e Misionit të Kosovës në New York, tha për Telegrafin, se nuk e di arsyen, edhe pse ka kërkuar të jetë në panel.

“Ende nuk e di pse më është mohuar fjalimi im në këtë konferencë. Kam kërkuar të jem në panel, por nuk u bë, pastaj kërkova të kem fjalën time si mysafire, por as kjo nuk mu lejua”, tha Sahatqija, duke shtuar se gjatë konferencës iu dha fjala disa diplomatëve të tjerë, por jo edhe asaj.

Ndërkaq, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, pati thënë në konferencë, se “jam krenare sot që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë”.

Megjithëkëtë, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, ka falënderuar të pranishmit në konferencë, duke përfshirë edhe shefen e Misionit të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.

Por, pavarësisht mesazhit të saj në “Twitter”, raporti mes tyre në konferencë nuk ka qenë pozitiv. Kurse, ambasadorja e Kosovës në New York, Sahatqija, nuk e ka pasqyruar në asnjë moment në rrjetet sociale praninë e saj në konferencën e organizuar nga shteti shqiptar.

Derisa për ambasadoren Sahatqija, ende mbetet e paqartë një veprim i tillë i ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, në anën tjetër, me gjithë insistimin e Telegrafit, për të marrë një qëndrim të ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare kjo ka qenë e pamundur, pasi për katër ditë rresht, ajo nuk i është përgjigjur kërkesës në fjalë, as përmes telefonit dhe as përmes email adresës së saj.

Paraardhëse

Fati i trishtë i shqiptarëve që më 1912 mbeten nën Serbinë (VIDEO)

Pasardhëse

Pamje të rënda, shqiptari në Angli hip në vinç dhe hidhet (VIDEO)

Pasardhëse

Pamje të rënda, shqiptari në Angli hip në vinç dhe hidhet (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.