• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Tsipras në Turqi, vizitë në fushë të minuar?

5 February, 2019
në Botë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vizitë në fushë të minuar? Kreu i qeverisë greke, Aleksis Tsipras viziton të martën Turqinë dhe takohet me presidentin Erdogan. Shumë grekë janë skeptikë për këtë vizitë.

Nga Jannis Papadimitriou, DW

“Vizitë në fushë të minuar” kështu e titullon gazeta e Athinës, Ta Nea vizitën e kryeministrit Tsipras në Turqi. “Një aventurë turke” shkruan portali online In.Gr. Të martën kryeministri grek, Aleksis Tsipras takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara. Pas këtij takimi kryeministri grek shkon në Stamboll për një bisedë më patriarkun ortodoks, Bartolomeun I. Në dhjetor të vitit 2017 ishte Erdogani në Athinë – si presidenti i parë turk pas 65 vitesh që i dedikoi një vizitë fqinjit. Shenja të qarta të afrimit?

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos beson tek kjo. “Të dyja palët do të punojnë në mënyrë konstruktive, me qëllim që të gjejmë zgjidhje për problemet tona bilaterale”, tha ai në një konferencë shtypi.

Vizita vetëm për të biseduar?

Por jo të gjithë e ndajnë këtë optimizëm. Angelos Syrigos, profesor për studimet europiane në Universitetin Panteion të Athinës nuk sheh asnjë arsye konkrete për këtë vizitë. Duket se mes Athinës e Ankarasë është e rëndësishme të ruhet komunikimi, thotë ai për Deutsche Wellen. Por nga ana tjetër: “kush fillon një vizitë vetëm për hir të komunikimit, rrezikon të konfrontohet me axhendën e mikpritësit”, paralajmëron politologu.

Politologu Angelos Syrigos

Grekët ndjehen të kërcënuar prej pretendimeve territoriale të Turqisë në Detin Egje. Tensione sjell edhe situata e pakicës turke në Traki, që sipas pikëpamjes greke nuk është turke, por “myslimane”, sepse nuk identifikohet me simbole etnike. Ankaraja kërkon që kjo pakicë të zgjedhë vetë myftiun e saj. Politologu Syrigos beson se Erdogan do ta prekë këtë temë në takim. Por “Athina nga ana e saj do të kujtojë, se myftiu nuk ushtron vetëm funksione fetare, por edhe atë të gjykatësit, prandaj për arsye kushtetuese nuk mund të zgjidhet drejtpërdrejt.

Impulse të reja pas zgjidhjes së konfliktit me Maqedoninë?

Megjithatë Tsipras dhe Erdogan kanë një problem më pak kësaj here: Ministria e Jashtme turke e përshëndet zgjidhjen e konfliktit për çështjen e emrit me Maqedoninë. Së fundmi Tsipras ka bërë një deklaratë që ka zgjuar vëmendjen e opinionit. Pas zgjidhjes me kompromis për çështjen e emrit, mund të marrin impulse të reja përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Qipros. Këtë Tsipras e deklaroi pas një takimi me presidentin qipriot, Nikos Anastasiadis në Nikosia. Por politologu Syrigos dyshon, nëse mund të fillojnë bisedime serioze për Qipron. “Prej dekadash pozicioni i Athinës është se nuk bëhet fjalë këtu për negociata mes Greqisë dhe Turqisë, por mes Qipros dhe Turqisë. E kjo do të mbetet kështu, edhe pse Republika e Qipros nuk njihet nga Turqia”, thotë Syrigos.

Terroristë apo qytetarë të kërcënuar?

Një grindje të re mes Athinës dhe Ankarasë ka sjellë edhe çështja e tetë oficerëve turq, që pas përpjekjes për puç ushtarak në vitin 2016 u arratisën në Greqi. “Ne do t’i kapim, do të t’i sjellim në Turqi dhe do t’ia dorëzojmë drejtësisë turke”, kërcënoi zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag para një viti. Erdogan kërkon ekstradimin e oficerëve me arsyetimin, se ata janë terroristë dhe bashkëpërgjegjës për puçin. Por Gjykata e Lartë e Greqisë e ka refuzuar ekstradimin. Sipas mediave, Erdogan do ta prekë këtë temë të martën. Me shqetësim u regjistrua në Athinë një vendim i fundit i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Turqi. Aty thuhet se “është e papranueshme, që disa vende nuk dorëzojnë anëtarë të arratisur të organizatave terroriste”.

[Alexandros Lagakos, Energieexperte (DW/J. Papadimitriou)]
Eksperti për energjinë, Aleksandros Lagakos

Projektet energjitike temë diskutimi

Tensione të reja, por edhe shanse sjellin projektet energjitike në pjesën lindore të Mesdheut. Pika kryesore – nxjerrja e gazit nga brigjet e Qipros. Pas provave të një koncerni amerikan Noble Energy aty u gjetën fusha me gaz. Sot në këtë rajon janë aktivë gjigandë energjitikë nga Franca, Italia dhe SHBA. Synohet një bashkëpunim energjitik mes Greqisë, Egjiptit dhe Qipros, e në këtë mes Qiproja do të merrte një rol kryesor.

Por Turqia e kundërshton ashpër këtë, për shkak se ajo nuk e njeh Qipron dhe nga ana tjetër i trembet rrjedhjes së të ardhurave vetëm tek pjesa greke e ishullit dhe ajo edhe tek ajo turke. Aleksandros Lagakos, studiues në Institutin “Greek Energy Forum” thotë se retorika turke nuk duhet kuptuar 100% ashtu siç publikohet. Aktualisht nxjerrja e gazit në jug të Qipros po ecën përpara, thotë për DW eksperti për energjinë. Pengesa ka vetëm tek ato ujëra, që nga turqit shihen si “zona ekskluzive ekonomike”. Por ka edhe një lajm të mirë. “Së fundmi një firmë greke private ka arritur të negociojë një marrëveshje për furnizime të drejtëpërdrejta me gaz nga Turqia.” Kjo mund të jetë shpresëdhënëse për të ardhmen. Greqia dhe Turqia janë afruar edhe përmes gazsjellësit në Aleksandropoli.

Paraardhëse

Vettingu i Donika Prelës, Manjani e fiton bastin e vënë (FOTO)

Pasardhëse

Raporti i Freedom House: Shqipëria si Pakistani, pjesërisht e lirë

Pasardhëse

Raporti i Freedom House: Shqipëria si Pakistani, pjesërisht e lirë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.