• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Habit deputetja e LSI: Besa Shahni nuk është ministre Arsimi, ja kush fshihet pas saj

2 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se i ashtëquajtrui pakti për Universitetin i propozuar nga qeveria është një pazar në kurriz të shqiptarëve. Duke iu referuar mungesës së ministres së Arsimit gjatë një takimi që zhvilloi Rama sot me studentët e Mjekësisë, Kejdi Mehmetaj shprehet se sot doli e qartë se tani për Ministër Arsimi nuk kemi më Besa Shahinin, por bedelin e saj, ose e thënë me qartë zëvendësuesin e saj Edi Ramën.

“Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin. Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat. Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës”- tha Mehmetaj.

Deklarata e plotë:

Sot doli e qartë për sytë e shqiptarëve se tanimë për Ministër Arsimi nuk kemi më Besa Shahinin, por bedelin e saj, ose e thënë me qartë zëvendësuesin e saj Edi Ramën.

Janë bërë disa sjellje të njëpasnjëshme skandaloze dhe të papërgjegjshme të Besa Shahinit, duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet ndaj pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës nga frika e komunikimit me ta përballë kamerave.

Kjo është ministresha që përzgjodhi drama kryeministër për të zgjidhur situatën dramatike të pedagogëve dhe studentëve shqiptarë. Kjo është ministresha që bëri atë që nuk ishte parë e dëgjuar më parë, tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund dhe lirinë akademike që është e drejtë kushtetuese. Një nivel i tillë papërgjegjshmërie dhe pa aftësie ministrore nuk ishte parë më pare as nga ministrat e tjerë rilindas dhe me sa duket kjo e shtyu Kryeministrin të marrë edhe një post të tretë, të vet të bëhet edhe ministër arsimi.

Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin. Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat.

Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës. Shfaqja e sotme dhe ky pazar i rëndë që ka ideuar nxjerr zbuluar kush është Edi Rama përballë kërkesave të Studentëve.

Tregon kush është Edi Rama përballë pedagogëve, tregon kush është Edi Rama përballë prindërve të studentëve shqiptarë. Tregon dëshirën e ethshme të Edi Ramës për të shkatërruar Universitetin Shqiptar me qëllim sjelljen në Shqipëri të Universitetit të kumbarit të tij. Nga sot Shqipëria nuk ka më një ministër Arsimi, por një kryeministër që vetëmban 3 poste, një kryeministër që sot ka vulosur fundin e tij të turpshëm.

Paraardhëse

Angela Merkel merr vendimin e papritur: Lamtumirë Facebook

Pasardhëse

Xhelozia shkatërron fejesën 4-vjeçare, ish i fejuari i lutet të rikthehen

Pasardhëse

Xhelozia shkatërron fejesën 4-vjeçare, ish i fejuari i lutet të rikthehen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.