• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndryshon procedura për makinat, si do të nxirren tashmë nga qarkullimi

1 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
107
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak para se të ikte nga zyra, Damian Gjiknuri ka firmosur edhe një udhëzim, i cili pritet t’i hapë mjaft punë pronarëve të automjeve ku i nxjerrin nga qarkullimi.

Sipas këtij udhëzimi të siguruar nga Albeu.com, një makinë nuk mund të nxirret në mënyrë të përhershme nga qarkullimi pa patur një certifikatë shkatërrimi, e cila duhet të lëshohet nga administratorët e njësisë ekonomike që kanë marrë përsipër këtë veprimtari.

Deri më tani, një shofer që donte të nxirrte përherë nga qarkullimi makinën e tij mjaftonte që të dorëzonte lejen e qarkullimit, targat si edhe nje kërkesë sëbashku me kartën e identitetit, tashmë kësaj dosjeje i shtohet edhe formulari i shkatërrimit.

Në këtë mënyrë, asnjë mjet nuk do të shpallet i nxjerrë nga qarkullimi dhe pronarët do të detyrohen të paguajnë taksa nëse nuk bëjnë shkatërrimin e makinës.

Praktikisht, makinën nuk mund ta çregjistrosh dhe ta përdorësh pa dokumente nëse nuk e ke shkatërruar.

UDHËZIM
Nr. 1, datë 15.1.2019
PËR DISA SHTESA NË UDHËZIMIN
NR. 1, DATË 18.1.2012, “PËR DOKUMENTET E QARKULLIMIT DHE TË REGJISTRIMIT TË MJETEVE RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOVE TË TYRE”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të pikës 4, neni 102, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 102, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe neneve 252 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.153, datë 7.4.2000 “Rregullorja e zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 705, datë 10.10.2012, pika 4, seksioni VIII, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë

UDHËZON:
Neni 1
Në nenin 21 të emërtuar “Heqja e përhershme e mjeteve nga qarkullimi”, në pikën 4 shtohet shkronja “g” me këtë përmbajtje: “g) “Certifikatën e shkatërrimit” të lëshuar nga operatorët ekonomikë në përputhje me parashtrimet e akteve ligjore e nënligjore për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës. Formati i certifikatës së shkatërrimit, është sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi”.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare.

MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

Paraardhëse

Më parë në Korçë, tani në Kavajë: Pse eskorta e Ramës përfshihet gjithnjë në aksidente?

Pasardhëse

Berisha i përgjigjet Thaçit: Më përpara dal në debat me Vuçiqin, sesa me ty

Pasardhëse

Berisha i përgjigjet Thaçit: Më përpara dal në debat me Vuçiqin, sesa me ty

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.