• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama sfidon Ilir Metën, “emëron” Gent Cakën ministër të Jashtëm

24 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar dje presidentin Ilir Meta. Mbas disa përplasjesh në distancë mes presidentit dhe kryeministrit për emërimin e Gent Cakës në krye të diplomacisë shqiptare, kreu i qeverisë i ka dorëzuar dekretin Cakës, duke i deleguar kompetencat e ministrit të Jashtëm. Rama tha se emërimi i tij do të jetë i përkohshëm, deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë ceremonisë së organizuar me stafin diplomatik, në ambientet e Ministrisë së Jashtme, kreu i qeverisë bëri të ditur se marrjen e detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme nga Ditmir Bushati, do t’ia delegojë zëvendës ministrit Gent Caka. Rama i delegoi Cakës pikërisht dekretin e marrë nga ai një ditë më parë te presidenti Meta,ku edhe u betua. “Është fjala më e shkurtër në jetën time. Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj Zotit Gent Caka, zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme, detyrën e drejtimi të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Rama. Në këtë mënyrë Rama sfidoi hapur Metën pasi pavarësisht refuzimit të këtij të fundit dhe debatit në distancë, kryeministri ia arriti qëllimit që Caka të jetë në krye të Ministrisë së Jashtme, edhe pse jo në një formë fort të zakonshme.

Caka merr postin e ministrit të Jashtëm

Gent Caka, në marrjen e detyrës si ministër i Jashtëm, tha se objektivat e Ministrisë së Jashtme do të jenë çelja e negociatave me BE në qershor, kryesimi i OSBE si dhe pjesëmarrja në Këshillin e Sigurimit. Ai shtoi se 5 muajt e ardhshëm do jetë punë pa orar, për të përmbushur këto objektiva. Në fjalën e mbajtur si ministër i Jashtëm, Caka falënderoi kryeministrin Rama për besimin që i dha, duke shtuar se do të vazhdojë me energji të reja për integrimin e vendit drejt BE-së. “Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBE-së për vitin që vjen. Nuk di si ta falënderoj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me energji të reja dhe qasje proaktive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit. Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar. Do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar”, tha ai. Gent Caka nuk la pa “thumbuar” edhe Ilir Metën dhe të gjithë ata që e paragjykuan për moshën dhe mënyrën sesi mendon ai për politikën e jashtme. Sipas Cakës, koha do të tregojë aftësinë e tij. “Ndryshimi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ashtu sikurse edhe delegimi i kompetencave tek një zëvendësministër 28 vjeçar siç jam unë, edhe mosha e re është dukur faj, në vend që të duket burim energjie, frymëzimi dhe kreativiteti. Fjalët për mua tashmë kanë shkuar përtej meje, qoftë për të mirë apo për keq. Mbetem shpresë plotë që kujt i ka mbërritur në vesh fjala e keqe për mua, të mos jem dukur edhe aq i keq në paraqitjen time të pare. Dhe nuk thonë kot, më mirë syri sesa nami. Shpresoj se unë do të bëhem më i mire ndërkohë dhe gjithashtu uroj se kushdo që ka thënë fjalë të mirë për mua këto ditë dhe nuk e ka humbur besimin tek mua për asnjë çast. Dhe unë ju premtoj se do të jeni gjithnjë më i kënaqur me punën time në vijim”, tha Gent Caka.

Paraardhëse

E papritur, ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes

Pasardhëse

Shtrëngohet laku për politikanët e korruptuar, 10 vite nën vëzhgim për pastrim parash, gjoba dhe sekuestro për paratë që tentojnë të kalohen jashtë shtetit

Pasardhëse

Shtrëngohet laku për politikanët e korruptuar, 10 vite nën vëzhgim për pastrim parash, gjoba dhe sekuestro për paratë që tentojnë të kalohen jashtë shtetit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.