• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta propozon këshilltarin e tij për në krye të KLSH

21 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka propozuar këshilltarin e tij për në krye të KLSH.

Mësohet se Meta ka propozuar ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, aktualisht këshilltar i presidentit si kandidat për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kandidatura e Shaqirit duket mjaft interesante pas zhvillimeve të forta politike mes Ramës dhe Metës. Ky i fundit i rrëzoi një ministër si Gent Cakaj duke shkaktuar edhe reagimin e kryeministrit.

Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Rama pas kësaj kandidature. Logjika e zhvillimeve të fundit e do që ta kundërshtojë nëse nuk ka ndonjë pazar tjetër mes tij dhe presidentit.

NJOFTIM

PËR
PROPOZIMIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS DREJTUAR KUVENDIT TË SHQIPËRISË, PËR ZGJEDHJEN E Z. BAHRI SHAQIRI NË POZICIONIN KUSHTETUES TË KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.

Gjatë eksperiencës 26-vjeçare të punës në institucionet e larta shtetërore si: Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe aktualisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, z. Bahri Shaqiri ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional në ushtrimin me sukses të detyrave kaq të rëndësishme.

Zoti Shaqiri gjatë ushtrimit të detyrave të mësipërme, ka patur bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomiko-financiar.

Zoti Shaqiri ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit për të garantuar drejtimin profesional të këtij institucioni të pavarur.

Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature i përcillet sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar :

CURRICULUM VITAE

BAHRI SHAQIRI

TË DHËNA PERSONALE:
Datëlindja: 08.6.1970
Vendlindja: Tiranë

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :

1988-1992 Dega Drejtësi, Fakulteti i Drejtësië, Universiteti i Tiranës

2006 Përfundon specializimin pasuniversitar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”, pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare;

2010 Përfundon studimet dhe merr titullin “Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare”;

2005″>2005 I është akorduar titulli “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë;

2009 Përfundon studimet dhe certifikohet nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”
Z. Bahri Shaqiri ka kryer me sukses trajnime në fushën e sigurisë kombëtare dhe të menaxhimit, për të cilat është pajisur me certifikatat përkatëse.

EKSPERIENCA NË PUNË:

Tetor 2017 – e në vazhdim Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare
Shkurt 2016 – tetor 2017 Zëvendësministër i Transportit dhe Infrastrukturës
2014 – 2015 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes
2005″>2005 – 2012 Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH)
2005″>2005 – 2012 Anëtar i Këshilllit të Sigurisë Kombëtare dhe Anëtar i Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare
2002 – 2005″>2005 Drejtor i Kabinetit të Drejtorit të SHISH dhe Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
1994 – 2002 Jurist dhe Këshilltar Ligjor në Sektorin Privat
1992 – 1994 Jurist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Financiare

Paraardhëse

Sot në veting kreu i prokurorisë së Vlorës, ja pasuria e tij

Pasardhëse

Cila është marrëveshja e fshehtë Rama-Meta?

Pasardhëse

Cila është marrëveshja e fshehtë Rama-Meta?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.