• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Hoxha “plas bombën”: Klement Balili jetonte pranë banesës së presidentit, u fsheh në një nga zonat më të sigurta në Tiranë

17 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka “plasur bombën” dje sa i takon arrestimit të Klement Balilit. Ai arriti të shkonte në banesën e “Eskobarit të Ballkanit”, ku i mori dhe një intervistë. Por Hoxha ka mësuar prej tij dhe detaje se si ai arriti që të qëndronte për dy vite në arrati. Në një intervistë për “A2”, ai ka treguar se Balili ka jetuar për shumë kohë në Tiranë. Sipas tij, ai kishte marrë me qira një banesë në një prej zonave më të sigurta të kryeqytetit, siç është “Kodra e Diellit”. Sipas Hoxhës, fqinjë të tij kanë qenë ministra, ish-ministra dhe madje vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta. “Për aftësitë e tij për t’u fshehur e meriton të quhet “Magjistari”, ashtu siç e cilësoi edhe Donald Lu. Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme. Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, por një njeri që merr një zonë me qira. Ai është një njeri që nuk është ekspozuar edhe shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja. Plus kishte edhe fatin që nuk kishte shumë armiq natyral. Nuk kishte grupe rivale që synonin ta godisnin. Intervista ishte një sfidë më vete, por pjesa më e vështirë ishte momenti i dorëzimit, pasi ishte lënë që të bëhej në banesën e tij”, tha ai. Të gjithë e dinë se në zonën e “Kodrës së Diellit” jetojnë shumë personazhe të njohur, që nga Meta e Erion Veliaj, te Saimir Tahiri dhe shumë emra të tjerë. Balili ka qenë fqinj me ta për shumë kohë dhe policia e kërkonte në Delvinë. Por kjo nga ana tjetër konfirmon lidhjet e tij të forta me politikë. Balili ka jetuar mes tyre. Madje dhe pranë vilës së presidentit, i cili kohët e fundit ka theksuar disa herë se ai është kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ky Këshill a ka për detyrë të ruajë sigurinë e qytetarëve? Por si duket ai përdoret për luftë politike dhe kur vjen puna për të goditur bosët e krimit, nuk luan rol.

Lidhjet e Balilit me politikën

Figura e Klement Balilit është e lidhur me funksionarë të politikës. Lidhjet më të ngushta ai i ka patur me zyrtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila i dha edhe postin e drejtorit të Transportit Rrugor në Sarandë. “Eskobari i Ballkanit” e ushtroi këtë detyrë edhe gjatë kohës kur në media nisën të qarkullonin informacione se ai ishte në kërkim ndërkombëtar. Për lidhje të ngushta me LSI njihen edhe të afërmit e tij. Po ashtu, gjatë kohës që LSI qeveriste dhe kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga funksionarë të kësaj partie, Balilit iu dhanë toka shtetërore me qira dhe benefite të tjera. Lidhjet e Balilit me LSI vijojnë më tej, duke dalë në skenë edhe Ilir Meta. Ky i fundit ishte i pranishëm kur u inaugurua “Santa Quaranta”, duke prerë shiritin krah Balilit. Por përveç LSI, Balili ka patur lidhje edhe me Partinë Demokratike. Falë partisë së djathtë ai mori tokën ku ndërtoi “Santa Quarantan”. Gjithashtu, duhet theksuar fakti se ka qenë vetë Lulzim Basha i cili e ka firmosur vendimin e dhënies së tokës. Pra zyrtarisht, “Eskobari i Ballkanit” ka patur lidhje të shumta me politikën dhe tani po dalin në dritë detaje sesi gjatë kohës kur ishte i shpallur në kërkim, Balili qëndronte përkrah politikanëve i fshehur.

Paraardhëse

Dalin pamjet, Berisha nuk la gjë pa i thënë Edi Ramës, deri sa mbetet pa zë (VIDEO)

Pasardhëse

Shikoni çfarë shkruan media gjermane Spiegel për Klement Balilin

Pasardhëse

Shikoni çfarë shkruan media gjermane Spiegel për Klement Balilin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.