Ish ministrja demokrate e Integrimit, Majlinda Bregu ka nisur zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.Mëngjesin e sotëm ajo në një intervistë me Skype në Wake Up është pyetur nga Isli dhe Ori për çëshjen e kandidimit.
Intervista si më poshtë:
Isli: Je e para femër që je në këtë post. E ndjen vetem me më përgjegjësi?
Majlinda: E para, në institucionet ndërkombëtare nuk ka shumë gra. Ky është një institucion me një historik jo shumë të gjatë, pra është viti i 10-11. Por ka ardhur duke u bërë më serioz dhe sot është institucioni më i rëndësishëm për Europën Lindore. Ka onceptin e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal.
Nuk meret vetëm me pjesën ekonomike, por bzohet në shtylla të tjera, sepse ekonomia zhvillohet përmes teknologjisë, digjitalizimit.
Javës tjetër fillojmë studimet për dy grupet e para për mjekët, dentistët për t’u njohur diplomat, që të ketë mundësi të punësohet në Prishtinë, Tiranë etj.
Pastaj kemi Roaming, që është shumë i rëndësishëm.
Janë çështje konkrete që kanë impakt direkt në jetën e qytetarëve.
Isli: Ndër vite ke treguar që nuk jeni person që i trembeni sfidave.
Majlinda: Vjet në këtë kohë isha duke bërë tur në Europën Juglindore. Kisha njohje, por kisha vende që s’kisha as njohje. Nuk ishte e lehtë.
Isha ne garë me ish Kryeministrin malazez, kishim raunde kur ishim baraz.
Ori: Kush ishte personi me të cilin je konsultuar, para një vendimi kaq të rëndësishëm?
Majlinda: Ti e kujton shumë mirë këtë pjesë. Erdhi një moment nga fundi i verës 2017, ku siç ndodh me nervin tim, thash që në një vend ku nuk të duhet nuk rrihet. Atëherë vendosa të aplikoj. Konstakti i parë ka qenë në Bruksel me Komisionin Europian dhe nuk pyeta, por thashë që kam vendosur të kandidoj.
Shqipëria nuk e ka pasur këtë mundësi dhe kjo është hera e parë.
Pata kontakt me ministrin Ditmir Bushati. Vendosa të jem e qartë, sepse mazhoranca mund të kishte një kandidat.
Ditmiri tha që edhe mandatin e kaluar nuk e morëm dot sepse duhet një kandidat që ta pëlqejnë të gjithë.
Pra ishin të gjithë ingredientët.
Diskutime rreth kësaj post