• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Majlinda Bregu merr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

4 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Majlinda Bregu mori sot detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), pas emërimit të saj nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) në Brdo pri Kranju, Slloveni më 23 prill 2018.

Bregu është një politikane shqiptare me përvojë të gjatë dhe me besim të palëkundur në projektin e BE-SE. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbësore për përparimin në rrugën europiane të rajonit tonë.

Progres i rëndësishëm është arritur në vitet e fundit, por ka ende një rrugë të gjatë përpara.

Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së do të vijojë punën me të gjithë aktorët për avancimin e klimës politike të dialogut, pajtimit, tolerancës dhe hapjes ndaj bashkëpunimit, si parakushte kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Europës Jug-Lindore.

Majlinda Bregu zëvendëson në këtë pozicion Z. Goran Svilanovic, i cili e mbajti këtë detyrë për dy mandate të njëpasnjëshme (2013-2018).

Deklarata e Bregut pas marrjes së detyrës

Bashkëpunimi sjell Europën në Balkan

Jean Monnet ishte i bindur se “kombet europiane duhet të bashkohen për të mbijetuar”. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona.

Bashkëpunimi, është kryefjala!

Jam e nderuar të marr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në një zonë ku për vite gjatë, -sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, -Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka ndihmuar për fuqizimin e një realiteti të ri: atë të angazhimit të përbashkët për të ardhmen europiane të rajonit.

Mbështetja për reformat në Europën Jug-Lindore ka qenë dhe do të vijojë të jetë bërthama e përpjekjeve të KBR.

Jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politik të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, duke përfshirë median, shoqërinë civile, së bashku do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje të mençura, që nxisin e mbështesin dialogun me të gjitha grupet në shoqëri.

Nuk do të jetë e lehtë, e di. Do të jetë një sfidë “të notosh” në mes të situatave të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike.

Është fakt që e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur ngushtësisht me zhvillimin e përbashkët.

Ndërlidhja! Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm, lidhja e njerëzve dhe bashkëjetesa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, – çdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik, atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik.

Nuk është rastësore që nevoja për Europë në rajon është kaq e fuqishme.

E bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR (RCC), po aq sa është një sfidë të cilën bashkë më stafin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, shpresoj ta përballoj faqebardhë!

Paraardhëse

Cila do jetë e ardhmja juaj pas shkarkimit si ministër? Ahmetaj shtang gazetaren me përgjigjen që jep

Pasardhëse

Ronaldo nuk ngopet: Dua të shënoj sa më shumë dhe të fitoj gjithçka me Juventusin

Pasardhëse

Ronaldo nuk ngopet: Dua të shënoj sa më shumë dhe të fitoj gjithçka me Juventusin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.