• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi: “Më të inatosur me Ramën janë socialistët.” I fton në LSI

29 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e partisë në Vlorë pasditen e së shtunës. Ajo bëri thirrje për moblizim për zgjedhjet e qershorit dhe u tha anëtarëve të saj të mirëpresin edhe socialistët që sipas Kryemadhit janë njerëzit më të pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës.

Pjesë nga deklarata e saj
Edi Rama sot është një kadavër politike, e cila duhet kallur se sa më shumë ta lëmë pa kallur, aq më erë të keqe do ti vijë Shqipërisë. Prandaj është momenti të ngrihemi, studentët do të rifillojnë protestat e tyre më datën 7 janar, ku jam e bindur që dhe studentët e Vlorës dhe përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata studentë që janë sot këtu, ata student vlonjatë, që kanë qenë pjesë e protestës pa ndonjë ide ose nxitje nga LSI, por thjesht me sensibilitetin dhe ndjeshmërinë që ka çdo student, për shkak të taksave dhe tarifave të larta, por për të pasur një ndryshim dhe një sjellje ndryshe të qeverisë shqiptare ndaj jetës studentore në Vlorë.

Kjo protestë do të vazhdojë dhe do të jetë gjatë gjithë kohës në qëllimin e saj kryesor, jo vetëm për të plotësuar kushtet ekonomike të studentëve por do të jetë dhe një protestë për të ndryshuar dhe atë arrogancë të cilën Edi Rama e ka kthyer ndaj sistemit arsimor. Atë arrogancë harbute, ku ka humbur çdo lloj sensibiliteti, ku ka humbur çdo lloj ndjeshmërie, e cila pak nga pak po kthehet në një diktaturë.

Por që unë jam e bindur shqiptarët, sot në 2018 duke e lënë atë dhe duke hyrë në 2019, nuk kanë për ta pranuar. Ne të gjithë e shikojmë që qeveria e Surrelit ka rënë, por përveç se ka rënë qeveria e Surrelit, njerëzit që ndihen më të frustruar, më të nervozuar dhe më të inatosur, janë socialistët e ndershëm. Sepse janë ata të cilët ndihen të përdorur dhe të shfrytëzuar. Janë socialistët e ndershëm të cilët e kanë të domosdoshme riorganizimin e PS. Por ata nuk mund të presin riorganizim nga një sekt kriminal. Por ata janë të gatshëm sot për të vepruar. Dhe veprimi i tyre është për të rrëzuar këtë qeverisje, e cila nuk është gjë tjetër veçse një strukturë kriminale që mundohet të mbulojë me parfum erën e keqe.

Prandaj ju bëj thirrje sot që detyra e LSI në Vlorë, nuk është thjesht për të organizuar strukturat e saj në të gjithë Bashkinë e Vlorës por për të hapur dyert dhe për tu bërë mikëpritës të gjithë atyre socialistëve të ndershëm të cilët nuk e gjejnë më vetën pranë këtij sekti kriminal. Të jeni të bindur që pas ngjarjeve të djeshme, mbas asamblesë së djeshme do të ketë një dyndje të socialistëve drejt LSI.

Paraardhëse

Ministrat e rinj, pritet dekretimi nga Presidenti/Ja kur mblidhet Kuvendi

Pasardhëse

PD: 34 mijë arsimtarë pa shpërblim për festa. U shkel kontrata kolektive

Pasardhëse

PD: 34 mijë arsimtarë pa shpërblim për festa. U shkel kontrata kolektive

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.