• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrat e rinj, pritet dekretimi nga Presidenti/Ja kur mblidhet Kuvendi

29 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ditë pas Asamblesë ku ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë, Kryeministri Rama ende nuk ia kishte dërguar për dekretim emrat e rinj kreut të shtetit.

Këtë e konfirmojnë burime nga të dyja institucionet, ndërsa nga qeveria shpjegojnë se nuk ka arsye për nxitim, pasi edhe nëse ministrat dekretohen brenda ditës nga Presidenti Meta, për miratimin e tyre në Parlament duhet të pritet nisja e sesionit të ri Parlamentar më 21 janar.

Ndërkohë mëngjesin e të shtunës Kryeministri mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste, e cila konfirmoi vendimet e marra një ditë më parë në Asamble. U la porosi që para nisjes së Parlamentit të përcaktohen edhe emrat e atyre që do të zëvendësojnë ministrat në drejtimin e komisioneve parlamentare që do të lënë bosh. Në vend të Erion Braçes, drejtimin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave pritet ta marrë Arben Ahmetaj, i cili largohet nga qeveria, ndonëse që nuk përjashtohet as Ervin Bushati. PS duhet të zëvendësojë edhe Eduard Shalsin në krye të Veprimtarisë Prodhuese dhe Bledi Çuçin si n/kryetar i Komisionit të Integrimit dhe Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Kur mbeten 180 ditë nga zgjedhjet, fokusi i mbledhjes së Kryesisë, që zgjati rreth një orë, ka qenë te përgatitja për garën e ardhshme elektorale. Pushimet e socialistëve do të jenë të shkurtra dhe kalendari nis shpejt. Makineria organizative e PS-së do të vihet në lëvizje që më 4 janar, me mbledhjen e Këshillave të Koordinimit në territor, me një kalendar përgatitjesh që përfundon me thirrjen e Kongresit më 23 Mars. Kryesia ka vendosur që deri në Kongres socialistët të kenë ndarë përfundimisht cilët do të jenë kryebashkiakët që do të rikandidojnë e cilët do të zëvendësohen. /Top Channel

Paraardhëse

Basha: Nuk mjafton largimi i shërbëtorëve, të largojmë Ramën

Pasardhëse

Kryemadhi: “Më të inatosur me Ramën janë socialistët.” I fton në LSI

Pasardhëse

Kryemadhi: "Më të inatosur me Ramën janë socialistët." I fton në LSI

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.