• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

LSI drejt shkrirjes para zgjedhjeve vendore, rikthehet hegjemonia në pushtetin vendor, këshilltarët bashkojnë votat me PS në qarqet kryesore

26 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të shkrihet në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Një furtunë e madhe largimesh ka nisur prej muajsh, ku shumë anëtarë të këshillave bashkiakë të LSI-së, janë larguar përfundimisht nga kjo forcë politike duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Veprime këto që tregojnë se partia e Kryemadhit po tkurret nga dita në ditë. Por ditët e fundit është parë një tjetër fenomen, ku edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti që i përket frontit opozitar, ajo ka thyer vendimin duke u rreshtuar krah mazhorancës. Sërish protagonistë janë bërë këshilltarët bashkiakë të LSI, të cilët kanë bashkuar votat me Partinë Socialiste në disa qarqe kryesore të vendit, duke kaluar buxhetin e vitit 2019 në disa bashki që drejtohen nga mazhoranca. Bëhet fjalë për dy bashki të mëdha siç është ajo e Durrësit dhe Elbasanit. Madje, për ironi të fatit krerët e këtyre dy bashkive si zoti Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako kanë qenë target i sulmeve të opozitës gjatë gjithë këtij viti. Ndërkohë që nga ana tjetër, LSI i ndihmon me vota, duke u kaluar buxhetin. Fillimisht, thyerja e vendimit të opozitës ndodhi në 20 dhjetor, ku Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi buxhetin për vitin 2019. Pas diskutimeve, ku nuk munguan as debatet, buxheti u miratua falë bashkimit të votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Socialiste. Buxheti i vitit 2019 u miratua me 27 vota, ndërsa 6 nga votat ishin të këshilltarëve të LSI, duke plotësuar kështu kuorumin e mbledhjes. Në mbledhje mungonin këshilltarët e Partisë Demokratike dhe ajo pak opozitë është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, këshilltarët e së cilës në përfundim bashkuan votat me socialistët. Ndërkohë që rasti më i freskët, ka ndodhur dy ditë më parë në Bashkinë e Elbasanit, ku Këshilli Bashkiak miratoi me 45 vota buxhetin e vitit 2019 në një mbledhje me diskutime të shumta për zhvillimin e qytetit dhe investimet. Buxheti i Bashkisë së Elbasanit u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak, 45 nga 51 që ka gjithsej, ndërsa 2 këshilltarë mungonin. Votave të 16 këshilltarëve të PS iu bashkuan edhe ato të këshilltarëve të partive të tjera, si nga LSI, PDIU, PR, FRD e PLL, ndërsa katër këshilltarë të PD që ishin në mbledhje u shprehën kundër projektbuxhetit 2019. Pra, rikthimi i hegjemonisë në pushtetin vendor, ku shumë këshilltarët të Lëvizjes Socialiste për Integrim bashkojnë votat Partinë Socialiste në qarqe kryesore, tregon qartë se LSI me shumë gjasa do të shkrihet para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019.

Lëvizje këshilltarësh në rrethe

Kjo nuk është hera e parë që këshilltarët vendorë braktisin LSI për t’u bashkuar me PS, pasi rrjedhja e vrullshme pothuajse në çdo bashki nisi në muajt e parë të këtij viti, duke vijuar deri sot. Më konkretisht në Bashkinë Fier, janë larguar 7 këshilltarë nga LSI drejt PS; ndërsa në Bashkinë Tiranë 4 këshilltarë. Po ashtu edhe në Bashkinë Gjirokastër janë larguar 3 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Korçë 4 këshilltarë. Sakaq, largime këshilltarësh ka pasur edhe në Bashkinë Durrës, ku 4 këshilltarë të LSI iu bashkuan PS. Nga ana tjetër në Bashkinë Belsh janë larguar 3 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Vlorë, 4 këshilltarë. Po ashtu largime këshilltarësh ka pasur edhe në Bashkinë Lushnjë, 2 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Skrapar, 6 këshilltarë. Nga ana tjetër, në Bashkinë Kurbin dhe Shkodër kanë ikur 7 këshilltarë të LSI, ndërsa në Bashkitë Pukë, Korçë dhe Devoll plot 8 këshilltarë.

Paraardhëse

Të gjithë duan të ikin, 80% e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Pasardhëse

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar drejt burgut nga drejtësia e re, ja strategjia që do të ndiqet gjatë 2019 për të ngelurit në veting

Pasardhëse

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar drejt burgut nga drejtësia e re, ja strategjia që do të ndiqet gjatë 2019 për të ngelurit në veting

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.