• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryeministri takon Ina Nukën dhe i premton mbështetje financiare e morale

24 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Rama ka pritur këtë të dielë në Kryeministri efektiven Ina Nuka të rikthyer nga Turqia, atje ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagosjes së rëndë që pësoi në njërën dorë gjatë protestës së dhunshme të banorëve të “Astirit” përpara Parlamentit.

Një kapsollë e fuqishme e hedhur nga një adoleshent i shpërtheu asaj pranë trupit, duke bërë që disa prej gishtave të saj të pësonin dëmtime të konsiderueshme.

Sipas asaj që deklaroi vet Ina Nuka përpara kryeministrit, mjeku i kishte dhënë garanci se gjithçka kishte shkuar më së miri.

“Informacioni që kam marrë unë është se, implanti është kryer dhe gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve më optimiste”, tha Rama.

“Parashikimet janë që brenda 6 muajsh të më rikthehet ndjeshmëria te gishti që kam bërë implant, ndërsa për gishtat e tjerë brenda kësaj jave do të hiqen fijet dhe më pas do të merrem me fizioterapi”, tha Ina Nuka, teksa rrëfeu se nuk i lëvizte dot gishtat deri pas operacioneve në Turqi.

Efektivja e plagosur në detyrë ka falënderuar kryeministrin për mundësinë që i ofroi për t’u operuar në Turqi, ku qëndroi për gati një muaj, ndërsa kryeministri i tha se e kishin për detyrë dhe se ishin krenarë për atë.

Kryeministri bëri të ditur më pas se, pasi ka folur me ministrin, do t’i ofrohet mbështetje financiare dhe morale efektives Nuka, duke i ofruar kështu solidaritetin e plotë, por edhe mundësinë që të rikuperohet qetësisht, përpara se të riintegrohet në punën e saj si efektive e policisë.

Paraardhëse

Orgesti, 11- vjeçari që jeton i përbuzur për çdo ditë

Pasardhëse

Erdhi nga Franca për t’i dhënë mesazh babait dhe njerkës, përlot historia e saj pas humbjes së nënës

Pasardhëse

Erdhi nga Franca për t’i dhënë mesazh babait dhe njerkës, përlot historia e saj pas humbjes së nënës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.