• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Protesta mbyllet për festa. Studentët: Rikthehemi në janar nëse Rama nuk reflekton

21 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

21 dhjetori, dita e fundit e mësimit në universitete para festave të fundvitit, shënoi njëkohësisht ditën e fundit të protestës për studentët.

Nga nesër, sheshi para kryeministrisë do të jetë bosh. Protesta e studentëve ka përfunduar dhe do të kthehet sërish nëse ende nuk do të jenë plotësuar 8 kërkesat e tyre. Kohë kjo që do i lihet kryeministrit Edi Rama për të reflektuar.

“Nga shumica e studentëve të universiteteve është vendosur që të kemi një periudhë pushimi që tani deri në janar, deri në fillimin e shkollës, dhe të hënën e parë që do vijmë do vazhdojmë sërish me protesta. Vendosëm të shkojmë në shtëpi, në një farë mënyre edhe për të rikuperuar kohën e humbur, për të mësuar, edhe për të pushuar… po edhe festat janë tani afër”, thonë studentët.

“Shpresoj që kryeministri të reflektojë dhe të pranojë ato 8 kërkesat tona dhe ne të vazhdojmë mësimin nëpër fakultete”, shtojnë ata.

Ndryshe nga ata, studenti Klajdi Bello mendon se qoftë dhe i vetëm do të vazhdojë protestën: “Unë jam një nga ata që do të vijojë protestën sot në orën 17:00. Të gjithë ata qytetarë, jo vetëm studentë, kush do të iki të hajë bakllava, të vazhdojë. Protesta do të vijojë, qoftë edhe i vetëm”.

Top Channel transmetonte nga Universiteti Politeknik i Tiranës më 4 dhjetor protestën e parë të studentëve e cila ditët në vijim u përhap në të gjitha universitetet e Shqipërisë.

Studentët e politeknikut kanë qenë të parët, të cilët bojkotuan mësimin dhe më pas studentë të tjerë iu bashkuan duke krijuar kështu një bojkot kombëtar. Prej 17 ditësh, auditorët e këtij fakulteti qëndrojnë bosh dhe si dihet nëse do të vijojnë të jenë të tillë edhe më 7 janar, pas mbarimit të pushimeve të fundvitit.

Paraardhëse

Mazhoranca braktis sallën e Kuvendit, shpërthen deputeti: Gaboheni rëndë! (VIDEO)

Pasardhëse

Basha kërkon vetting në politikë: Ligjet t’i bëjë Rama

Pasardhëse

Basha kërkon vetting në politikë: Ligjet t'i bëjë Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.