• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kuvendi rrëzon Vitore Tushën dhe dekretin për buxhetin, miratohet ligji për policinë dhe zgjidhen 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në BSH

21 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vitore Tusha nuk do të jetë zëvendësuesja e Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese u propozua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta si kandidaturë e përshtatshme për të marrë drejtimin e KLSH, pasi Leskajt i mbaron mandati. Por mazhoranca e rrëzoi dje në seancë plenare me 71 vota propozimin e kreut të shtetit. Ndërsa 1 votë ishte pro dhe 3 abstenim. Vendimi i Kuvendit për të mos e pranuar Vitore Tushën në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit vjen pas rekomandimit të Komisionit të Ekonomisë. Pak ditë më parë ky komision u mblodh dhe mori në shqyrtim kandidaturën e Tushës. Sipas kryetarit të komisionit, Erjon Braçe, Tusha nuk mund të marrë drejtimin e KLSH sepse në të njëjtën kohë ajo është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit, anëtarja më e vjetër e Gjykatës Kushtetuese mban edhe detyrën e zëvendëskryetarit të KED. Në këtë rast, duke qenë se Tusha është e vetmja anëtare nga Kushtetuesja për shkak të shkarkimit të Bashkim Dedes, Erjon Braçe argumentoi se emërimi i saj në krye të KLSH do të rrezikonte reformën në drejtësi. Po ashtu, Braçe deklaroi se Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në fushën financiare, gjë e cila është detyrueshme për kryetarin e KLSH. Pas raportit të Komisionit të Ekonomisë dhe të komisionit për monitorimin e reformës në drejtësi, mazhoranca e rrëzoi dje Vitore Tushën, duke i dhënë kështu një goditje presidentit Ilir Meta.

Rrëzimi i dekretit për buxhetin

Partia Socialiste rrëzoi në seancën e djeshme parlamentare edhe dekretin e Metës për buxhetin e vitit 2019. Meta e ktheu atë pak ditë më parë me argumentin se në të duhet të reflektohen edhe kërkesat e studentëve protestues. Por për mazhorancën buxheti nuk ka pse të ndryshohet sepse aty ka hapësira edhe për plotësimin e kërkesave të të rinjve. Për këtë arsye ata votuan me 76 vota pro dhe 22 kundër dekretit të kreut të shtetit. Opozita mori pjesë në votim dhe më pas u largua. Seanca plenare vijoi normalisht me shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve të tjera që ishin në rend dite. Midis tyre mund të përmendim ligjin për Policinë e Shtetit. Ai mori 75 vota pro dhe 1 abstenim. Ky është edhe ligji që “përplasi” për herë të parë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj me deputetët e mazhorancës. Në ligj parashikohet që në radhët e policisë të pranohen edhe ushtarakët, por anëtarët e Komisionit të Sigurisë u shprehën se një gjë e tillë duhet të bëhet vetëm në raste të veçanta. Po kështu u rrëzuan edhe nenet që në kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe zv. drejtorit u hapej rrugë edhe ushtarakëve apo përfaqësuesve të tjerë në institucionet e sigurisë. E majta qeverisëse miratoi po ashtu me 76 vota pro ligjin “Për kadastrën”, i cili parashikon krijimin, statusin dhe mënyrën e organizimit të institucionit të ri, që do të trajtojë të gjitha proceset e lidhura me pasuritë e paluajtshme. Për herë të parë parashikohet krijimi i organit, i cili do të jetë përgjegjës për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, administrimin e regjistrit publik të këtyre pasurive, si dhe për realizimin e “proceseve kalimtare të së drejtës së pronësisë”, të parashikuara në projektligj të posaçëm. Në rend dite ishte edhe ligji për izolimin e të burgosurve të sigurisë së lartë që vijojnë aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda burgut. Edhe ai kaloi me 76 vota pro, ndërsa në të parashikohet që kokat e krimit të futen në një regjim të posaçëm për një periudhë një-vjeçare, ku përcaktohen rregulla të veçanta për takimet me familjarët dhe shkëmbimin e telefonatave. Po ashtu u miratua dhe ligji për dëshmorët.

Anëtarët e BSH

Po dje Kuvendi zgjodhi 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Në këtë mënyrë morën mbështetjen e mazhorancës: Suela Popa, Ridvan Bode, Edlira Luçi, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Ndërsa vendimi për Arben Malajn u shty për sot, pasi nuk kishte zhvilluar seancën dëgjimore.

Paraardhëse

Shkrimtarja jep arsyen: Pse studenti mban kaskën në kokë

Pasardhëse

Seanca parlamentare, ironizon Rama: Luli në gjumë, ndërsa Monën nuk do ta shohë askush. Basha: Mazhoranca tufë banditësh

Pasardhëse

Seanca parlamentare, ironizon Rama: Luli në gjumë, ndërsa Monën nuk do ta shohë askush. Basha: Mazhoranca tufë banditësh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.