• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Avokati e thotë hapur: Ja çfarë fshihet pas kërkesës së Ramës për dialog me studentët

16 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i ftuar në studion Fax News, ka komentuar situatën aktuale në vend të krijuar nga protesta maratonë e studentëve, të cilët nga Ministria e Arsimit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ku protestojnë prej ditësh për plotësimin e kërkesave të tyre.Goxhaj u shpreh se ka qenë gjithmonë prezent në këtë protestë, ndërsa u ka bërë thirrje studentëve të mos lejojnë partitë politike të përfshihen, ndërsa shtoi se studentët i kthyen vendit shpresën e humbur.
“Ndonëse jemi mësuar që prindërit të jenë ata që shpëtojnë fëmijët e tyre, me protestën e studentëve po ndodh ndryshe. Janë studentët ata që po shpëtojnë prindërit e tyre dhe të gjithëve ne. Studentët me protestën e tyre masive po kthejnë shpresën. Nëse do të mbytësh një popull mbyti atij shpresën, por këtë herë janë studentët ata që po kthejnë shpresën e humbur.

Në atë protestë ka pasur palë që kanë ndërhyrë për ta kanalizuar protestën e studentëve sipas interesave të tyre. Në televizion janë transmetuar sesi anëtarë të FRESSH, PD-së LSI-së por edhe të Organizatës Politike, kanë ndërhyrë”.

Duke komentuar procedimin penal të 25 pjesëmarrës në protestën studentore, mes të cilëve ishte edhe ai vetë, profesori Edmond Tupe, artisti Robert Aliaj etj., tha se gjithçka është bërë me urdhër nga Kryeministri, i cili më pas u detyrua së bashku me ministrin e Brendshëm të gënjejnë.

“Ky dokument i ishte dërguar prokurorisë me protokoll. E gjitha pastaj ndodhi pasi studentët reaguan në mënyrë të bashkuar, duke e çuar në hall të madh edhe Ministrin edhe Kryeministrin, të cilët u detyruan pastaj të gënjejnë”, – tha Goxhaj.

Duke u ndalur tek thirrja e vazhdueshme e Kryeministrit për dialog, Goxhaj u shpreh se kjo është një lëvizje për të manipuluar publikun, dhe për të marrë në dorë kërkesat e studentëve.

“Në të vërtetë ndodh se Kryeministri ka një plan të quajtur negociatë, për të marrë në dorë kërkesat e studentit. Sepse ja çfarë ndodh. Nëse ndryshon buxheti për Arsimin në 5% të GDP-së, ndryshon gjithçka tjetër në buxhet. Rama i do në zyrë që të manipulojë publikun. Sepse fitorja më e madhe është rikthimi i shpresës nga studentët. Ai kërkon të vrasë shpresën, pasi sipas tij 2% më shumë për Arsimin, do të thotë 2% më pak para për të vjedhur nga shteti”, – tha avokati Goxhaj.

Paraardhëse

Basha denoncim të fortë për Unazën e Re: Janë konsumuar dy krime të rënda

Pasardhëse

Presioni mbi Kosovën për heqjen e taksës, Haradinaj i përgjigjet BE

Pasardhëse

Presioni mbi Kosovën për heqjen e taksës, Haradinaj i përgjigjet BE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.