• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Të përfundojë protesta në atë farë feje!”, studenti tregon kush i përçau: Na duhet një plan B, s’mund të rrimë më te kryeministria!

16 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eraldo Kalemaj, student në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i ftuar në Fax News u shpreh sot se protesta përpara kryeministrisë është kapur nga disa përfaqësues të partive politike.

Kalemaj u shpreh se protesta është katandisur si të ishte e një partie opozitare, teksa shton se të rinjtë e forumeve marrin udhëzime në telefon nga drejtuesit e tyre.

Kalemaj u shpreh se FRESSH përçau protestën përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa partitë e opozitës janë ato që po mbajnë protestën poshtë zyrës së Ramës.

Edhe pse ai është një nga studentët që ka marrë pjesë nga dita e parë në protestë, Eraldo shprehet se tashmë ai mendon se ka nevojë për një plan B për vijimin e rezistencës.

“Na duhet një plan B për protestën pasi nuk mund të qëndrojmë aty të kryeministria si të ishim një grup njerëzish partiak, dhe pastaj revolta të kthehet si personale e disa individëve.

Ne kemi çuar tetë kërkesa që janë minimale, që duhet të plotësohen, dhe më pas ulemi në dialog për të arritur pika të tjera. Ne nuk duam dialog pasi nuk duam që krijojmë përfaqësi, që mund të keqpërdoren.

Të gjithë po i shmangen kësaj teme nga frika e kapjes partiake të këtyre personave. Qëndrimi te kryeministria është dyfish dështim krahasuar me atë te Ministria e Arsimit.

Nuk duhet të përfundojë protesta në atë farë feje. Ne duhet të tregojmë forcën tonë, pasi shtetit nuk mund ti bëhet presion me 10 veta. Për mendimin tim ne duhet të nisim me bllokimin e rrugëve, se ndryshe nuk mund të dëgjohemi.

Politikanët tanë mos të rrinë dhe të bëjnë sikur kanë në dorë protestën dhe të bëjnë sikur na ndihmojnë, po të shkojnë dhe të ulen atje në parlament dhe të gjejnë zgjidhjen për këtë situatë. Populli është me studentët në momentin që këta duan që ti japin ngjyrime i japin fundin protestës.

Ata që qëndrojnë aty gjatë gjithë kohës janë partizanët e partive. Unë dhe shokët e mi po presim një vend tjetër për ti dhënë zgjidhje, po atë vend tashmë e kanë zënë personat e partive. Sot nuk është koha për të qenë militantë, është koha që të jemi studentë”, u shpreh Kalemaj.

Paraardhëse

“Protesta po kthehet në lojë nervash”, studentja sfidon Ramën dhe hedh akuzën e fortë

Pasardhëse

Qytetarët e vënë me shpatulla pas murit, Veliaj bën veprimin e papritur (FOTO-VIDEO)

Pasardhëse

Qytetarët e vënë me shpatulla pas murit, Veliaj bën veprimin e papritur (FOTO-VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.