• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri Lleshi letër Policisë së Shtetit, jep dy urdhra të prerë, kërkon ndryshime radikale

14 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Lleshaj, kërkesa të forta për ndryshim radikal të kontrollit të qarkullimit rrugor.

Përmes një shkrese drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon ndalimin e praktikës së ashtuquajtur ‘postoblloqe policore’ në akset e vendit, si dhe heqjen e praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane.

Duke e konsideruar qarkullimin rrugor si një ndër sfidat e rëndësishme të punës së Policisë, përmes shkresës, evidentohen probleme që lidhen me gjendjen e rrugëve, me kulturën e përgjithshme të përdoruesve të saj, me kualifikimin dhe pajisjen e punonjësve të Policisë.

Ministri kërkon ndërhyrje për ndryshimin e menjëhershëm të situatës, e këtu thekson se prania e Policisë në numër të tepruar dhe statike, nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Prania e postblloqeve policore u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, teksa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ultat në rajon. “Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit”, nënvizion ministri Lleshaj. Kjo do të realizohet përmes organizmit të një sistemi të mirëfilltë patrullimi të kombinuar me mjete policie të shenjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile, e punonjës pa uniformë.

Masa e dytë, ku kërkohet ndryshimi i shpejtë i situatës është shmangia në maksimum e punonjësve të Policisë Rrugore, që dublojnë semaforët. Kjo praktikë ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndër masat e tjera që do të nisin zbatimin shpejt, është projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës.

Reduktimi i policisë në akset rrugore të vendit do të shfrytëzohet si mundësi që punonjësit të përfshihen në programe trajnimi, që nga ato profesionale e deri tek modulet e trajnimit fizik, të gjuhës së huaj etj.

Policia e Shtetit do të aplikojë një plan ambicioz në fushën e qarkullimit rrugor, i cili nis me përdorimin e tabletave dhe vijon më tej me futjen e teknologjisë bashkëkohore (tableta, sensorë, drone) që do të ndihmojnë në mirë-menaxhimin e qarkullimit rrugor.

Paraardhëse

Rama poston videon, dibrani bën komentin epik (FOTO-VIDEO)

Pasardhëse

Vasili me thirrje të fortë, sulmon ashpër Ramën

Pasardhëse

Vasili me thirrje të fortë, sulmon ashpër Ramën

Diskutime rreth kësaj post



Botë

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

Nga lajme10
23 February, 2026
0

Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, kreu i tmerrshëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është ekzekutuar gjatë...

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

21 February, 2026
Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.