• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Profesori i universitetit është përdhosur”, Artan Fuga komenton protestën e studentëve: Maskarenj të ndryshëm…

12 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nisur nga diskutimet e shumta që po bëhen ditë e fundit në lidhje me protestën e studentëve, profesor Artan Fuga ka shprehur si gjithmonë qëndrimin e tij pro, studentëve, por ka diskuar edhe se ku qëndron thelbi i problemit.

Postimi i plotë i Artan Fugës

Shejtanbudallenjtë

E bukur se lidhur me protestat e studentëve dëgjojmë “kinezërira” nga më absurdet.

Ka disa të “mëncur” – maskarenj të lindur, mashtruesa qysh në vezë, që thonë : aman plotësojua këto tetë pika studentëve që të na lënë rehat se përndryshe na prishet rehatia jonë! Dorëzo ca lekë të shpëtojmë të tjerat që i vjelim qetësisht në kohë paqeje!

Jo për të riparuar gjendjen, por : të na lënë rehat!

Ka të tjerë që shkojnë drejt kinezërirave të revolucionit kulturor kinez se kinezëve të sotëm u marrin të keqen ata, sipas të cilëve drejtimin e universiteteve duhet ta marrin studentët!!!

Ka pallaveshë të tjerë që thonë: Hiqu mo tarifat dhe të kenë një universitet të varfër se në fund të fundit universiteti është për t’u krijuar idenë se kanë diplomë, jo për t’u dhënë dije!

Idiotë të tjerë që nënkuptojnë që në universitet është studenti që duhet të mësojë pedagogun por jo pedagogu studentin!

Maskarenj të ndryshëm barazojnë disa pedagogë qelbësira dhe të korruptuar me të gjithë pedagogët dhe mësuesit duke harruar se po qe se analizojmë mirë pedagogu i ndershëm është edhe më i varfër sesa studenti!

Dhe nuk bëjnë zë! Por deri kur?

Ka ca politikanë dembela që në vend të ulin bythën dhe të përpunojnë modele alternative për arsimin, vetëm bërtasin dhe vdesin ta manipulojnë lëvizjen për të marrë vota politike.

Plot shejtan budallenj që e trajtojnë cështjen vetëm se studentët janë të varfër, por nuk shohin se kryesorja është sesa shoqëria kërkon cilësi në formimin shkencor të rinisë dhe çfarë vendi i jep të diplomuarit në tregun e punës.

Ca kolltukofagë bëjnë sikur nuk kuptojnë që universitetet publike janë vendosur në një gjendje që jo vetëm autonomi nuk kanë, por edhe qeverisen si burgje pikërisht sepse ligji i ka lënë si subjekte të cmendura skizofrenike, as kështu as ashtu, as autonome, as të shtetëzuara.

Profesori i universitetit është përdhosur, dhunuar, varfëruar, turpëruar, fyer, nënshtruar, izoluar, alienuar, keqpërdorur, degraduar, infantilizuar, pikërisht sepse ligji e kërkon të tillë dhe unë jam gati ta provoj këtë.

Sepse shoqëria nuk e do intelektualin, politika nuk e do intelektualin, cmira e masave nuk e do intelektualin, injoranca nuk e do intelektualin, burokracia nuk e intelektualin!

Gjendja e shoqërisë në kohë protestash prodhon dhe nxjerr në dritë llava të tëra cmendurish, budallalliqesh, shejtanlliqesh, poshtërsish, hipokrizish. Det, llavë, përmbytje!

Mejrë qytetari, mjerë studenti, mjerë prindi, mjerë kombi, mjerë Shqipëria!

Paraardhëse

Studentët nuk pranojnë negociata, Rama mbledh qeverinë, çfarë vendimi pritet

Pasardhëse

“Nuk na tremb dot, jemi me mijëra”, studentët i kundërpërgjigjen kryeministrit

Pasardhëse

“Nuk na tremb dot, jemi me mijëra”, studentët i kundërpërgjigjen kryeministrit

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.