• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela zbërthen çfarë fshihet pas protestës së studentëve dhe bën paralajmërimin e fortë për kryeministrin

11 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar sërish protestën masive të studentëve, duke paralajmëruar se korrupsioni shqiptar po dridhet. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ngjela zbërthen atë që fshihet pas tetë kërkesave të studentëve, duke thënë 8 pikat janë të lidhura, dhe në këtë lidhje ato shkallmojnë korrupsionin e rektorateve dhe abuzimin me pseudoakademizmin banal që nuk jep dije.

Sipas avokatit, studentët janë e ardhmja e vendit dhe janë ngritur kundër kryeministrit të paaftë dhe të lidhur me korrupsionin. Ngjela shton më tej, se vetë e ardhmja është kundër Edi Ramës, duke i bërë thirrje këtij të fundit të ikë një orë e më parë nga karrigia e kryeministrit.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Cila është e vërteta e kësaj kohe? E ardhmja është ngritur në revoltë kundër të tashmes së shemtuar.

l.

Pse dje kryeministri shqiptar i tergoi shqiptarëve që ai është në gjendje të vështirësisë së tij psikike? Sepse ai nuk e kupton dot forcën e shtresës shoqërore që është ngritur kundër tij. Ramës sot i është ngritur në protestë e ardhmja e Shqipërisë.

Studentët janë e ardhmja. Kjo është aksiomë. Por, e ardhmja e Shqipërisë është ngritur kundër kryeministrit të paaftë që studentët e dinë që është i lidhur edhe me korrupsionin. Kjo është thirrja morale e së ardhmes, dhe vetë e ardhmja është kundër kryeministrit Edi Rama. Ky duhet të ikë. Nuk ka asnjë shpresë. Kur e ardhmja e kap nga gryka një kryeministër të paaftë e të korruptuar, ai nuk ka më asnjë shpresë.

ll.

Si mund t’i flitet popullit që të ka zgjedhur si kryetari i një bandë të armatosur? Cili është halli i këtij kryeministri – është pushteti që ky po humbet, apo degradimi i psikikes për të kaluar në një akt skizofrenik? Po, nëse është pushteti i humbur, pse e do një pushtet që po varfëron dita ditës shqiptarët? Politikani që në një situatë si kjo nuk bën dot politikë me dorëheqje, po qëndron në kokëngjeshje, përfundon te bunkeri i Hitlerit.

Studentët në protestë të përditshme janë e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Shqipërisë nga qeverisjet e korruptuara. Studentët e kanë kuptuar me arsye të shëndoshë se e gjithë kjo gjendje varfërie është rrjedhojë e qeverisjeve të korruptuara që kanë drejtuar Shqipërinë, njëra pas tjetrës, në mbi 20 vjet. Pankartat që shpalosin studentët përditë tregojnë që ata e njohin mirë shkakun e varfërisë së tyre. Kjo është arsyeja që studentët nuk do ta ndërpresin protestën e nisur.

lll.

Çfarë po kërkojnë studentët që nuk ua zbaton kjo qeveri e ky kryeministër? Ata kanë tetë pika. Të tetë pikat janë të lidhura, dhe në këtë lidhje ato shkallmojnë korrupsionin e rektorateve dhe abuzimin me pseudoakademizmin banal që nuk jep dije.

Studentët dhe prindërit e tyre janë vjedhur. Ata kërkojnë të ndalojnë vjedhjen. Por, edhe qeveria bën të njëjtën gjë, pse e ka lejuar ajo këtë gjendje abuzive? Sepse është dhe vetë e tillë. Falsiteti akademik është i lidhur ne falsitetitn qeveritar: ky është thelbi i tetë pikave të studentëve. Prandaj ata janë vërtet e ardhmja morale e Shqipërisë, dhe këtë e dinë tani të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Korrupsioni shqiptar po dridhet. Studentët shqiptarë po i dalin zot Shqipërisë. Kjo është e vërteta absolute e kësaj kohe.

Paraardhëse

Studentët e Shkodrës: Tarifave iu themi “s’kena me u pa mo”

Pasardhëse

Studentët ultimatum të prerë qeverisë, kryeministri Rama bën lëvizjen e radhës

Pasardhëse

Studentët ultimatum të prerë qeverisë, kryeministri Rama bën lëvizjen e radhës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.