• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Qeveria e kapur në panik”, deputeti i LSI-së reagon për protestën e studentëve dhe ka një pyetje për kryeministrin

6 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nisur nga protestat që po organizojnë ditën e sotme studentët në të gjitha universitetet e vendit tonë, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj. Sipas tij kryeministri Edi Rama është në panik nga protesta e studentëve dhe nuk di ç’thotë ,duke iu referuar deklaratës së djeshme të shefit të qeverisë për çështjen e tarifave.

Rrokaj pyet se kur tarifat me ligj i përcakton dhe i miraton universiteti përse tarifa për kredite ka dalë me VKM në muajin maj?! Ai deklaron se IAL-të i ulin menjëherë tarifat nëse Qeveria e kompenson me rritjen e financimit nga buxheti.

STATUSI I RROKAJ

Shezai Rrokaj: Qeveria e kapur në panik prej protestës studentore.

I kapur prej panikut të protestës studentore kryeministri nuk di ç’thotë: Ja se si shprehet: “Thjesht e vërteta.

1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti

2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014

3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet

4. Efekti i VKM nis vitin tjetër

5. Ministria u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”.

Së pari, kur tarifat me ligj i përcakton dhe i miraton universiteti përse tarifa për kredite ka dalë me VKM në muajin maj? A ka shkelje ligjore këtu?

Së dyti, kur prej vitit 2014 nuk ka ‘rritje tarifash’ kjo tregon se asokohe qeveria ka qenë dakord me këto tarifa dhe i ka miratuar sipas ligjit të mëparshëm, i cili këtë të drejtë ia njihte asaj, ndryshe nga ligji aktual i 2015-ës, që këtë të drejtë ua njeh IAL-ve. Këto të fundit nuk i kanë ndryshuar tarifat, duke respektuar tavanin e vendosur nga Qeveria.

Së treti, kur të drejtën për të miratuar tarifat e kanë universitetet ç’punë ka ministria përgjegjëse t’u drejtohet atyre për ta rikonsideruar tarifën në fjalē?

Së katërti, çfarë logjike është kjo kur thuhet se nuk e keni këtë vit tarifën (pra, kot protestoni), por pa merak do ta keni vitin tjetër? Pra, prisni të protestoni pas janarit?! E gjithë kjo që po ndodh ka një përfundim: papërgjegjshmëri, anarki kompetencash dhe lojë kungulleshkash midis Qeverisë dhe IAL-ve, ku Qeveria bën lojën e strucit, duke mos u përgjigjur sy më sy se përse subvencionimi për arsimin nuk është 5% e PBB-së, si vendet e OECD-së, por vetëm 3,2%, e ku viktimat e këtij mosfinancimi janë studentët?

Si një drejtues me përvojë unë jam i sigurt se IAL-të i ulin menjëherë tarifat nëse Qeveria e kompenson me rritjen e financimit nga buxheti. Po, po. Kaq e thjeshtë është e vërteta.

Paraardhëse

Dëshira e fundit e një djali që ka vetëm disa javë jetë: Kartolina për festa nga e gjithë bota

Pasardhëse

“Ne nuk jemi bankomat”, studentët në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Korçë në protestë, bllokohet mësimi në Universitete

Pasardhëse

“Ne nuk jemi bankomat”, studentët në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Korçë në protestë, bllokohet mësimi në Universitete

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.