• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Hoxha s’mban më: ‘Boll se u mbush kupa, shqiptarët u vranë për dhjam qeni në Greqi’

5 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se gjashtë shqiptarë janë vrarë për dhjam qeni, brenda 10 ditësh në Greqi.

Hoxha shprehet se ky është një bilanc i vërtetë lufte dhe se askush nga politikanët shqiptarë nuk ka reaguar për këto ngjarje.

Gazetari ka shkruar se flamuri në Presidencë është ulur në gjysëm shtizë, për vdekjen e ish-presidentit amerikan Bush dhe pyet më tej se pse nuk u ul për shqiptarët.

Në vazhdim të postimit të tij, Artan Hoxha ka shkruar se Edi Rama po sillet si shurdh memec që mos t’i prish humorin Alexis Tsiprasit.

Postimi i plotë

Flamuri gjysmeshtize i presidences dhe shqiptaret e vrare ne Greqi Lajmi se:”Presidenca ul flamurin kombetar ne gjysmeshtize”…me zgjoi kete mengjes. Heu thashe, me ne fund dikush nga shtetaret tane u be burreshtetas dhe u ngrit ne lartesine e detyres. Jetet e gjashte shqiptareve te humbura brenda 10 diteve te fundit ne Greqi, ne rrethana te pasqaruara, te ekzekutuar me arme zjarri nga policia greke dhe pjestare te Agimit te Arte, apo te aksidentuar ne menyre te dyshimte, shtuar ketu dhe shqiptarit te shtate, 18 vjecarit te ekzekutuar dje, mendova se e paskan mbushur kupen. Presidenti thashe me vete e paska ndare mendjen. Kupa u mbush dhe ai nuk mund te vazhdoje me duke shkelqyer me heshtjen e tij. Shtate jete shqiptaresh te humbura per dhjam qeni brenda kaq pak ditesh, jane nje bilanc i vertete lufte. Komandanti yne i Pergjithshem, qe shkel me kembe si askush tjeter cdo pellembe toke te ketij vendit, qe s’ka lene maje mali pa ngjitur, e paska bere si burrat.

Nga ngjarja e Bularatit me 28 tetor 2018, e deri tani, ai ka bere deklarate zyrtare vetem per nje palo parrulle me beze te bardhe qe dy te pagdhendur e futen brenda radheve te tifozeve ne nje ndeshje futbolli ku shkruhej se:”Nje greke me pak, nje bastard me pak”. Asnje fjale me tej, as per RENEA-s qe asgjesoi pas kater oresh shkembimi zjarri nje terrorist te armatosur qe tentoi te ekzekutonte patrullen e Policise se Shtetit, as per marrshimin e turpit antishqiptar te nacional-fashisteve greke. Epo kete radhe, pas gjithe ketyre menxyrave qe kane ndodhur dhe sidomos vrasja e djeshme e nje 18 vjecari shqiptar krejt te pafajshem ne Kavala, ia paska ngritur qimet perpjete. Ia paska vrenjtur vetullat. Ia paska mbushur me duf e inat shpirtin, aq sa i paska rene me grusht tavolines, sa eshte dridhur jo vetem kabineti i tij, ushtaret e Gardes te dera, por deri dhe dashamiresit e tij te lokali-lloto i Gaz Demit. Ka leshuar piskamen dhe u ka kerkuar te veteve te ulin urgjentisht flamurin e presidences ne gjysmeshtize. Te lajmerojne mediat se ai do dale te flase vence, si di ai te flase kur e kap inati. Le te heshte Rama si shurdh-memec se mos i prishet humori Ciprasit, le te heshte ministri i jashtem Bushati, le te kafshoje gjuhen shefi i opozites apo qytetari digital(qe s’lene gje dhe rast pa folur), por ai gardiani i kushtetutes nuk mund te mbyllte sy e vesh e te mos sokellinte per gjakun e pafajshem te bashkekombasve te tij derdhur padrejtesisht rrugeve te Greqise.
Por lajmi aq shpresedhenes dhe krenarindjelles qe kisha pare pergjumesh ne ekranin e celularit kete mengjes, mu shemb sapo lava syte dhe mu kthjellua shikimi. Oh c’kob, cfare hipokrizie.
Vertete flamuri kuqezi i presidences ishte ulur ne gjysmeshtize, por jo per shtate shqiptaret qe u kthyen me arkivol nga Greqia, por per Xhorxh Bushin(plakun) 93-vjecar qe nderroi jete nga nje semundje e rende… Zoti ne qiell paste meshire per te gjithe bashkekombasit e mi…sepse ne toke askujt nuk i behet vone per ne…

Paraardhëse

Paralajmërojnë studentët: “Nuk ndalemi deri sa të mbledhim 50 mijë firma për peticion”

Pasardhëse

“Po të mblidhet laku o ditëzi, do bërtasësh kur të vijmë ne”, paralajmërohet fundi i tmerrshëm i Edi Ramës

Pasardhëse

"Po të mblidhet laku o ditëzi, do bërtasësh kur të vijmë ne", paralajmërohet fundi i tmerrshëm i Edi Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.