• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Spartak Ngjela: Politikanët të trembur nga KLGJ dhe KLP, kanë kthyer sytë nga Moska, ta harrojnë se mund t’i shpëtojnë ndëshkimit

5 December, 2018
në Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor ka trembur politikanët shqiptarë. Kështu deklaroi dje avokati Spartak Ngjela, i cili shtoi edhe se përfaqësuesit e politikës nuk e mendonin kurrë se do të vinte kjo ditë kur organet e drejtësisë së re do të ngriheshin e do të bëheshin funksionale. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se duke qenë se KLGJ dhe KLP do të punojnë kundër korrupsionit në nivele të larta dhe janë të drejtuara nga ndërkombëtarët, politikanët janë të trembur. “Problemi është që ata kurrë nuk e mendonin që do të formoheshin Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Por kjo punë tani mori fund, në datën 14 dhe 15 dhjetor ata do të jenë gati dhe konstituohen. Janë të gjitha në favor të shqiptarëve dhe kundër korrupsionit. Ky proces nuk realizohet dhe drejtohet nga ndërkombëtarët, por politikanët shqiptarë janë të trembur”, tha Spartak Ngjela. Duke marrë shkas nga sulmet e shtuara të ditëve të fundit nga emra të ndryshëm të politikës kundër reformës në drejtësi, avokati shtoi se për shkak të frikës ata i kanë kthyer sytë nga Rusia dhe Serbia për të kërkuar ndihmë. Por Ngjela theksoi se përpjekjet e tyre janë të kota sepse nuk do t’i shpëtojnë dot ndëshkimit nga drejtësia e re. “Natyrisht që ata do të bëjnë të gjitha çfarë kanë në dorë për të shpëtuar, duke kthyer sytë nga Serbia apo Rusia, por unë mendoj se ata nuk kanë shpëtim dhe nuk kanë shpresë. Për mendimin tim këtu ka vend shprehja: E vetmja e shpresë e të mundurit është të mos ketë asnjë shpresë. Ata nuk kanë shpresë. Do të bëhen që të gjitha sepse nuk janë vetëm KLGJ dhe KLP, menjëherë do të formohet edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Më pas do të formohet menjëherë edhe Prokuroria e Posaçme. Që të gjitha këto organe do të jenë gati brenda këtyre ditëve, pra në datat 14, 15, 16, 17 i ke të gjitha. Më pas do të nisë aktiviteti i goditjes antikorrupsion dhe krimit të organizuar. Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të futet në punë”, tha Spartak Ngjela.

Lidhjet me rusët dhe ndëshkimi

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela u shpreh më tej i bindur se politikanët shqiptarë kanë lidhje me Moskën. Sipas tij, një gjë e tillë është spikatur edhe nga ndërkombëtarët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë ndërhyrë. Ngjela nënvizoi se politikanët e korruptuar të cilët kërkojnë t’ia hedhin paq nga reforma në drejtësi i kanë kryer të gjitha lëvizjet, nga ndihma e kërkuar tek rusët e tek tentativat për destabilizim. Por ai theksoi se çdo lëvizje është e kotë sepse nuk shpëtojnë dot. “Që të gjitha këto i japin dorën e fundit reformës dhe po presim pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe abuzimi shtetëror. Politikanëve tanë unë jua kam provuar lidhjet me Rusinë, ju e keni parë. Ka goditur politika amerikane në këtë drejtim, kanë goditur edhe agjencitë amerikane. Politikanët tanë i kanë bërë të gjitha përpjekjet, por nuk realizojnë dot gjë sepse nuk shpëtojnë dot nga reforma. Tani ata kërkojnë destabilizim. Shenjat janë që edhe Rama kërkon destabilizim sepse po provokon disa ngacmime popullore që mund edhe të mos i bënte. Por nuk realizojnë dot gjë. Kjo është e qartë”, tha Spartak Ngjela.

Paraardhëse

“Mik i shqiptarëve”, flamuri ulet në gjysmështizë për nder të Bush

Pasardhëse

I mori 1500 euro dhe nuk i dha makinën, 34-vjeçarit i ndodh e papritura pas mashtrimit

Pasardhëse

I mori 1500 euro dhe nuk i dha makinën, 34-vjeçarit i ndodh e papritura pas mashtrimit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.