• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Më i paguari nga YouTube është një 7-vjeçar, ja sa miliona dollarë fiton në vit

4 December, 2018
në Kuriozitete
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një vogëlush 7-vjeçar është më i paguari nga Youtube. Një klasifikim i revistës “Forbes” e vendos 7-vjeçarin Ryan në krye të listës me 22 milionë dollarë në vit. Ai ka lënë pas Jake Pul, me 500 mijë dollar më pak, ndërsa i treti renditet Dude Perfect me 20 milionë dollarë

Ryan Toys Review, kanali i tij në platformën e videove, i ka dyfishuar të ardhurat në krahasim me një vit më parë.

“Videot e mia janë argëtuese dhe qesharake”, i ka thënë Ryan kanalit amerikan NBC, i cili e pyeti pse fëmijët i shohin aq shumë postimet e tij.

Kanali i tij në Youtube është krijuar nga prindërit e Ryan në mars 2015 dhe që prej atëherë videot e tij kanë pasur pothuajse 26 miliardë shikime, ndërsa llogaria ndiqet nga 17.3 milionë njerëz.

Sipas revistës “Forbes”, 1 milion dollarë nga totali prej 22 milionësh gjenerohet nga reklamat që shfaqen para videove, ndërsa pjesa e mbetur e të ardhurave vjen nga postimet e sponsorizuara.

Shuma e gjeneruar nga postimet e sponsorizuara është e vogël krahasuar me yjet e tjerë të Youtube-it, shkruan Forbes. Por fama e ka ndihmuar Ryan të bëjë marrëveshje të tjera fitimprurëse.

Lodrat e paraqitura në videot e tij shiten menjëherë.

Në gusht, rrjeti i supermarketeve Walmart nisi të shesë një gamë ekskluzive lodrash dhe veshjesh të quajtur “Ryan’s World”. Një video në të cilën prindërit e Ryan shfaqen duke kërkuar lodrat e tij në një dyqan Ëalmart ka marrë më shumë se 14 milion shikime në tre muaj.

Të ardhurat nga marrëveshja Walmart do të rrisin ndjeshëm të ardhurat totale të Ryan vitin e ardhshëm.

Ai është ende fëmijë, kështu që prindërit kanë vendosur që 15% e të ardhurave të vendosen në një llogari bankare, në të cilën ai do të ketë akses vetëm pasi të arrijë moshën kur konsiderohet ligjërisht i rritur.

Një video e titulluar “10 eksperimente shkencore që fëmijët mund t’i bëjnë në shtëpi” ka marrë mbi 26 milionë shikime.

Daniel Middleton, lojtari i Minecraft, i cili kryesonte listen e vitit 2017 me fitime prej 16.5milionë dollarë, këtë vit ka rënë në vendin e katërt.

Ndërsa Jake Paul ngjiti gjashtë vende, duke arritur në vendin e dytë, vëllai i tij Logan Paul ka zbritur në renditjen e Forbes këtë vit, duke arritur në vendin e 10 me 14.5 milionë dollarë, megjithatë 3 milionë dollarë më shumë se në vitin 2017.

Në janar të këtij viti, ai u detyrua të kërkonte falje pasi në një nga videot e tij kishte shfaqur në mënyrë eksplicite trupin e një të vetëvrari në Japoni.

Për këtë arsye, Google, i cili zotëron platformën YouTube, e penalizoi duke i hequr kanalet e Paulit nga programi i saj Google Preferred, ku markat shesin reklama për llogaritë më të ndjekura. /Tema

Paraardhëse

Nikollaq Neranxi: Ne himariotët në shumicë jemi grekë, pse nuk po na mbron Athina nga Rama? Ne i kemi sytë nga Greqia

Pasardhëse

Shpërthen në Astir, banorët shembin murin rrethues të firmës dhe rrëzojnë blloqet e betonit, brohoritje “O Erion o zagar do të tërheqim me litar”

Pasardhëse

Shpërthen në Astir, banorët shembin murin rrethues të firmës dhe rrëzojnë blloqet e betonit, brohoritje “O Erion o zagar do të tërheqim me litar”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.