• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I rrisin viçat për dy muaj, blegtori: “Unë s’i haj për vete as për nipër e mbesa jo, se janë shkumbë brenda”

1 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çdo ditë e më shumë jemi më pak të sigurt për ushqimet që konsumojmë, për shkak të zbulimit të skandaleve që na kanë rrezikuar jetën. Në vendin tonë për fat të keq ka shumë denoncime sa i përket ushqimeve dhe kontrolli mungon duke bërë kështu që të luhet me jetën e qytetarëve.

Një rast i fundit është denoncuar nga emisioni “Boom”, ku një blegtor ka bërë pohuar një fakt të frikshëm, i cili dëshmon se bagëtitë shqiptare nuk ushqehen aspak shëndetshëm, por që gjithsesi mishi i tyre u shitet shqiptarëve për konsum.

Ai ka treguar se viçave u injektohet një lloj hormoni që i fryn dhe ai vetë nuk ha nga mishi i tyre.

Dëshmia e blegtorit nga një fshat shqiptar, i cili pa e ditur se filmohej ka rrëfyer faktet e frikshme:

Blegtori: Po e di ca do të thotë hormon apo jo?
Gazetarja: Po për viçin i përdorin apo jo?
Blegtori: I përdorin posi jo bëhet viçi naaa, kur ta therrësh është tërë shkumbë brenda. Në një dasmë u shtruan të tërë në spital vetëm nga vici me mish me hormone.
Gazetarja: Ajo gjilpëra që i bën për sa e rrit viçin?
Blegtori: Për 2 muaj, i merr 800 mijë lekë.
Gazetarja: Ta leverdis?
Blegtori: Ta leverdis se 16 mijë lekë është vaksina.
Gazetarja: Ku blihet vaksina?
Blegtori: Nëpër qendra që shesin mjekime per blegtorinë
Gazetarja: Është e lejueshme?
Blegtori: Jooo. Në qafë ja bëj unë. Ai sa vjen dhe fryhet. Për dy muaj ai bën 1 kuintal mish.
Gazetarja: Dhe e shet 800 mijë lekë, ia vlen?
Blegtori: Ia vlen, ia vlen, por po na vdesin nipër e mbesa. Unë i q* nënën, jo të ha me fëmijët nga ai mish i tyre. Unë bukë e kripë e me qepë ha, këto nuk i ha se ja di vlerën.”
Por ky nuk është problemi i vetëm pasi një tjetër rast ka ndodhur në një thertore në Tiranë ku janë futur 106 kokë qingja të pakontrolluar.

Pasi është pranuar fakti edhe nga pronari i thertores, edhe nga veterineri i bashkisë, është arsyetuar se qingjat kanë ardhur vonë dhe roja nuk i ka kontrolluar! Ndërsa vetë veterineri e ka quajtur një gabim njerëzor.

Paraardhëse

U njohën gjatë pushimeve në Mykonos, zbulohet lidhja e vajzës së Trump me milionerin nigerian

Pasardhëse

Kërcënohet me jetë Matteo Salvini: Ke 3 shqiptarë pas qafe

Pasardhëse

Kërcënohet me jetë Matteo Salvini: Ke 3 shqiptarë pas qafe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.