• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sandër Lleshi nis zyrtarisht punën si ministër tregon për herë të parë përse e mori përsipër këtë detyrë

27 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sandër Lleshi, Ministri i Punëve të Brendshme ka organizuar sot një ceremoni për nisjen e detyrës në këtë funksion, duke bërë homazhe pranë memorialit të policëve të rënë në krye të detyrës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zyrtarët e lartë të Ministrisë dhe drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Në fillim të ceremonisë ministri Lleshaj vuri një kurorë me lule pranë memorialit të policëve të rënë në detyrë dhe më pas mbajti fjalën e rastit:

“Në një epokë turbulente, kur dallgët e relativizmit dhe të komercializmit kërcënojnë shumëçka, evokimi i vlerave të “vjetra” dhe tradicionale, e ka me vete njëfarë risku për të tingëlluar disi jashtë kohe.

Krejt i vetëdijshëm për këtë, unë dua megjithatë të citoj sot një pasazh nga fjala e gjeneralit e famshëm Douglas MacArthur përpara kadetëve të Akademisë Ushtarake West Point më 12 maj të vitit 1962, i cili besoj se i kursen të gjitha fjalët e mia rreth kësaj çështjeje shumë themelore:

“Detyra, nderi, atdheu: këto tri fjalë të shenjta në mënyrë solemne, ju diktojnë se çfarë duhet të jeni, çfarë mund të jeni dhe çfarë do të jeni. Ato janë pika juaj e referencës për të ndërtuar kurajë, atëherë kur ajo duket se po ju braktis; për të rifituar besim, atëherë kur duket se pak gjë ka mbetur për t’u besuar; për të krijuar shpresë atëherë kur ajo ka humbur. Të pabesët do t’ju thonë se këto janë vetëm fjalë, vetëm slogane, vetëm fraza boshe. Të gjithë pedantët, demagogët, cinikët, hipokritët, ngatërrestarët… do të përpiqen t’i zhvlerësojnë ato deri në skajin e talljes, tha Lleshi.

Fjala e plotë

Të nderuar Zëvendësministra,

Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

Drejtues dhe punonjës të Ministrisë së Brendshme,

Drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,

Zonja dhe zotërinj, zgjodha këtë rrugë për të hyrë në zyrë si ministër i Brendshëm, me bindjen e plotë se nderimi i atyre punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, është një detyrim i përhershëm për këdo, që merr përsipër të shërbejë apo të drejtojë në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit.

Nëpërmjet këtij akti të thjeshtë, por simbolik, unë dëshiroj së pari të shpreh nderimin tim më të thellë për shërbimin pa kushte, deri në sakrificën sublime, për të gjithë ata burra, që i kanë dhënë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj gjithçka që kishin.

Nga ana tjetër, unë dëshiroj të shpreh bindjen time se nderimi ndaj heronjve të Policisë shqiptare është mënyra më e përshtatshme për të vlerësuar dhe nderuar edhe angazhimin dhe kontributin e gjithë punonjësve të saj, që me përgjegjësi dhe përkushtim, ofrojnë përditë e përnatë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike për qytetarët e vendit tonë.

Policia e Shtetit është organizata që në vitet e demokracisë ka mbajtur barrë të jashtëzakonshme dhe që ka paguar një çmim shumë të rëndë, përballë të cilit çdo shqiptar duhet të tregojë respekt të lartë.

Por më së pari, përballë kësaj sakrifice kërkohet që të përulet vetë Policia e Shtetit dhe çdo pjesëtar i saj. Profesioni i policit është i bazuar tek nderi, sensi i detyrës dhe integriteti. Një sens i fortë dhe i qartë për nderin personal dhe nderin profesional për punonjësin e policisë janë pjesë thelbësore e identitetit, pjesë e ADN-së së tij.

Vetëm këtë mesazh dua të theksoj sot gjatë kësaj ceremonie. Për programin tim, do të kemi kohë që të diskutojmë së shpejti.

Vetëm nëpërmjet nderit dhe integritetit të lartë, Policia e Shtetit, ne, mund të gjejmë rrugën e sigurt për tek besimi i qytetarëve të këtij vendi, besim i cili është parakusht absolut për plotësimin e misionit të vështirë, që kemi marrë përsipër.

Në një epokë turbulente, kur dallgët e relativizmit dhe të komercializmit kërcënojnë shumëçka, evokimi i vlerave të “vjetra” dhe tradicionale, e ka me vete njëfarë risku për të tingëlluar disi jashtë kohe.

Krejt i vetëdijshëm për këtë, unë dua megjithatë të citoj sot një pasazh nga fjala e gjeneralit e famshëm Douglas MacArthur përpara kadetëve të Akademisë Ushtarake West Point më 12 maj të vitit 1962, i cili besoj se i kursen të gjitha fjalët e mia rreth kësaj çështjeje shumë themelore:

“Detyra, nderi, atdheu: këto tri fjalë të shenjta në mënyrë solemne, ju diktojnë se çfarë duhet të jeni, çfarë mund të jeni dhe çfarë do të jeni. Ato janë pika juaj e referencës për të ndërtuar kurajë, atëherë kur ajo duket se po ju braktis; për të rifituar besim, atëherë kur duket se pak gjë ka mbetur për t’u besuar; për të krijuar shpresë atëherë kur ajo ka humbur. Të pabesët do t’ju thonë se këto janë vetëm fjalë, vetëm slogane, vetëm fraza boshe. Të gjithë pedantët, demagogët, cinikët, hipokritët, ngatërrestarët… do të përpiqen t’i zhvlerësojnë ato deri në skajin e talljes.

Por ato ju mësojnë: si të jeni krenarë dhe të papërkulur pas një humbjeje të ndershme, por të përulur dhe fisnikë pas një suksesi; si të mos i zëvendësoni veprat nga fjalët;

si të mos kërkoni shtegun e lehtë, por të përballoni stresin dhe të rendni drejt vështirësisë e sfidës;

si të mësoni të qëndroni në sulm, por dhe të ndjeni për ata që bien;

si të zotëroni veten përpara se të përpiqeni të drejtoni të tjerët;

si të keni një zemër të pastër dhe një qëllim të lartë;

si të mësoni për të qeshur, pa harruar kurrë si qahet;

si të arrini të ardhmen, pa harruar kurrë të shkuarën;

si të jeni seriozë, po pa e marrë kurrë shumë seriozisht veten;

si të jeni aq të përkorë sa të kujtoheni për thjeshtësinë e madhështisë së vërtetë, për modestinë e mençurisë së vërtetë, për butësinë e forcës së vërtetë”.

Unë besoj se këto mesazhe të larta e marrin të gjithë kuptimin e tyre të madh përpara këtij memoriali, duke thirrur secilin prej nesh për reflektim të thellë.

Në rrugën, të cilën do të bëjmë së bashku, do të duhet që këto vlera t’i kemi si yll polar, i cili na tregon përherë se nga duhet t’ia mbajmë kur jemi të pasigurt.

Një polici e bazuar në këto vlera të përjetshme;

e gatshme për të shërbyer dhe jo vetëm për të ndëshkuar;

e fortë, e motivuar dhe e ditur për të fituar e jo për t’u justifikuar;

e vendosur dhe e ndershme për të mbajtur vetëm anën e ligjit;

e hijshme, moderne, shqiptare dhe europiume,

kjo është Policia që duam dhe do të kemi.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh? Deputet e PD-së shkojnë urgjent te ‘Astiri’

Pasardhëse

Këngë e veçantë për të festuar festat e Nëntorit (VIDEO)

Pasardhëse

Këngë e veçantë për të festuar festat e Nëntorit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.