• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Azili i Gruevskit, Hahn i kërkon llogari: Unë pres shpjegime nga Viktor Orban

21 November, 2018
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban duhet të japë sqarime në rast se e ka dhënë vërtet azilin politik të kërkuar nga ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn u shpreh përmes rrjetit social “Twitter” se, “nëse konfirmohet, unë pres shpjegime nga Viktor Orban”.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Gruevski shkruante në faqen e tij të Facebook-ut:

“Republika e Hungarisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sime të parashtruar më parë për status politik, për shkak të ndjekjes politike në Maqedoni. Unë nuk i largohem drejtësisë, por duke shfrytëzuar metoda të tjera demokratike ndërkombëtare, do të vazhdoj të kërkoj drejtësinë për mua dhe të gjithë viktimat e tjerë të ndjekjes politike në Maqedoni”.

Qeveria e Shkupit reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë pretendimet e Gruevskit për rrezikimin e sigurisë së tij dhe për proces të padrejtë gjyqësor ndaj tij, si dhe kërkoi ekstradimin sa më të shpejtë të tij.

“Republika e Maqedonisë kërkon që personi Nikola Gruevski të ekstradohet, e duke marrë parasysh seriozitetin e veprave penale, kërkojmë që ai të ndalohet dhe të mbahet në paraburgim, për faktin se kundër tij ka edhe një fletarresti ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

Sidoqoftë, edhe nëse Gruevski merr azil, ai ka të drejtë të lëvizë lirisht vetëm në territorin hungarez. Nëse del nga vendi, urdhri ndërkombëtar i arrestit aktivizohet dhe ai do të arrestohet.

Paraardhëse

Akuzat për “Unazën e Re”, Rama ‘vë në lojë’ opozitën, ironia që përdor

Pasardhëse

Parashikimi i motit: Ja sa do të zgjasin rreshjet në vend

Pasardhëse

Parashikimi i motit: Ja sa do të zgjasin rreshjet në vend

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.