• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas Nikolla Gruevskit, një tjetër mik i presidentit Meta rrezikon burgun, prokuroria kopsit dosjen për Ali Ahmetin

20 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria maqedonase duket se do të thellojë reprezaljen në politikën vendase. Dënimi i Nikola Gruevskit dhe arrestimi i një ministri nuk ishin të vetmet raste, pasi duket se “sëpata” e prokurores publike Katica Janeva do të prekë dhe shqiptarët. Ditën e djeshme ajo ka deklaruar se posedon dëshmi “me kualitet” për rastin “Regjistrimi”, ku të dyshuar kryesorë janë partnerët shumëvjeçarë, Ali Ahmeti dhe Nikola Gruevski. Pra duket se pas goditjes së Gruevskit, tani radhën e ka kreu i BDI, Ahmeti. “Regjistrimi si lëndë është hapur moti kohë në fazë parahetimore. Gjatë kohë janë kërkuar biseda lidhur me këtë rast. Grumbullohej edhe dokumentacion, që në fillim nuk ishte e mundur, deri sa nuk ndryshoi pushteti.

Zhvillohet hetim kualitativ dhe i mirë, këtë patjetër duhet ta pranoj. Ka dëshmi të mira dhe me kualitet. Më tepër nuk mund të tregoj për opinionin, sepse gjykata është organi që e konfirmon akuzën, e pastaj do të dëgjojmë të gjithë së bashku se çka ka ndodhur”, ka deklaruar Janeva. Duke zbuluar një pjesë të rastit lidhur me dyshimet për këtë krim të kryer, Janeva thotë se Ahmeti dhe Gruevski mes tjerash janë koordinuar se si të anulohet regjistrimi në Kuvend. “Posedojmë edhe dëshmi materiale edhe biseda për atë lëndë, rreth asaj se si është biseduar që në Kuvend të anulohet regjistrimi. Në ndërkohë kemi marrë nën kompetenca edhe rastin “Maxhar Telekom” që zhvillohet në gjykatë. Kjo është interesante për opinionin dhe më datë 27 mendoj se është caktuar seancë gjyqësore”, thekson Janeva. Te rasti “Regjistrimi”, të dyshuar kryesorë janë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski. Ata akuzohen se në mënyrë antiligjore e kanë ndërprerë regjistrimin e vitit 2011, nga frika se do të kishte implikime negative mbi karrierat e tyre politike. Ekspertët juridikë thonë se për këtë vepër, në rast se dëshmohet, ligji parasheh edhe dënim me burg.

Bien miqtë e Metës

Avokat Spartak Ngjela deklaroi pak ditë më parë se Nikola Gruevski është miku më i madh i presidenti Ilir Meta. Kreu i shteti ka pasur një sërë takimesh me të, ndërkohë pak kohë më parë mediat maqedonase hodhën akuza se po krijohej një klan kundër Zaev. Pjesë e klanit ishin Meta, Ahmeti dhe Gruevski. Por fakti që prokuroria po godet dhe Ali Ahmetin, do të thotë se po bien të gjithë miqtë e presidentit shqiptar në Maqedoni. Gruevski ishte i pari, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Ahmeti nëse ndaj tij del një urdhër arresti.

Akuzat e mediave maqedonase

Pak kohë më parë mediat dhe politikanët maqedonas dhanë alarmin se Presidenti shqiptar Ilir Meta ishte duke bashkëpunuar me subjekte të caktuara për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev. Agjencia e lajmeve “Zhurnal” dhe një sërë mediesh prestigjioze kanë raportuar se më 6 prill Ilir Meta ka bërë një vizitë të fshehtë në Maqedoni. Sipas tyre, ai është takuar në Kërçovë me kreun e BDI, Ali Ahmeti dhe më pas në Shkup me kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi, por dhe me ish-kreun e shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkovin, i cili është kushëri i Nikola Gruevskit dhe shërbeu gjatë qeverisë së tij. Ndërkohë kandidati i LSDM-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale, Hadi Osmani lëshoi akuza.

Paraardhëse

Trump flet për tema serioze, por të gjithë fiksohen tek vetullat e kësaj gruaje

Pasardhëse

Arratisja e Gruevskit, Vuçiç e pranon hapur, ja nga ka kaluar për t’u arratisur

Pasardhëse

Arratisja e Gruevskit, Vuçiç e pranon hapur, ja nga ka kaluar për t’u arratisur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.