• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Kurz: BE e plotë, vetëm me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

19 November, 2018
në Kryesore, Rozë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

BE do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e tij. Ka qenë kjo deklarata e Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, pas takimit 1 orë e 30 minuta me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

“BE do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e tij, prandaj ne mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE dhe jemi fokusuar kryesisht në këtë rajon gjatë presidencës sonë të Bashkimit Europian”, tha Kurz.

Duke mbështetur deklaratat e kancelarit austriak, komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn tha se vendet e Ballkanit duhet të krijojnë një zonë ekonomike rajonale si parakusht për integrimin e mëtejshëm në tregun e përbashkët europian.

“Për këtë është e rëndësishme të rrezohen barrierat qofshin formale apo informale, por edhe të prezantojmë elementë të reja. E rëndësishme është të rritet volumi tregtar midis vendeve dhe mund të shohim që për herë të parë nga 2016 në 2017 u verifikua një rritje e lehtë që është premtuese, e për këtë është e rëndësishme që vendet të tregohen më të shpejta për të gjetur dakordësinë midis tyre për një mori çështjesh duke rritur më tej bashkëpunimin ndër-rajonal”, tha Hahn.

Ndërsa foli për sfidat e bashkëpunimit rajonal, kreu i qeverise shqiptare tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

“Jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpunimit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë, por jam i sigurt që do jemi në gjendje të tejkalojmë problemet dhe do t’i japim qytetarëve tanë atë që meritojnë.”

Rama u ndal edhe tek liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilën tha se mund të konkretizohet pas zgjedhjeve europiane në 2019.

Paraardhëse

Aktori i njohur i bashkohet protestës së banorëve të Astirit dhe sulmon hapur Veliajn: Këta janë mashtrues ordinerë, kam muaj që luftoj me ta

Pasardhëse

Veliaj i rrit detyrat vetes, flet si kryeministër: Sa bukur do dukej e gjithë Shqipëria

Pasardhëse

Veliaj i rrit detyrat vetes, flet si kryeministër: Sa bukur do dukej e gjithë Shqipëria

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.