• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Paralajmërimi i ministres Gjonaj: Askush s’do t’i fshihet drejtësisë, do ngremë SPAK dhe Byronë e Hetimit

16 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte pjesë e konferencës, me ftesë të Përfaqësueses Speciale të Kryesisë italiane të radhës së OSBE-së për luftën kundër korrupsionit, Paola Severino. Gjonaj konfirmoi prioritetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe prezantoi reformat që janë ndërmarrë në funksion të kësaj lufte si dhe të forcimit të shtetit ligjor.

“Ne jemi duke zbatuar një reformë të thellë e gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila reflekton standardet e BE-së dhe po jep rezultate konkrete në përpjekjet tona për t’u dhënë qytetarëve një sistem gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe të paanshëm. Po përgatitemi për të ngritur institucione të posaçme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që përfshijnë gjykatat e posaçme si dhe strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK), e cila ka në përbërje Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit”, është shprehur ministrja Gjonaj.

Më tej ministrja është ndalur në strukturat e reja antikorrupsion që drejtohen prej saj në rolin e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, duke prezantuar rezultatet konkrete që këto struktura po prodhojnë, përmes evidentimit dhe ndëshkimeve të një numri të konsiderueshëm drejtuesish dhe nëpunësish të administratës shtetërore të akuzuar për korrupsion. Ministrja Gjonaj është shprehur se Qeveria e Shqipërisë e konsideron inovacionin dhe derregullimin e shërbimeve si një mjet substancial për të luftuar korrupsionin. Sipas saj, një shumëllojshmëri prej 575 shërbimesh publike, që më parë kanë qenë në dispozicion të qytetarëve vetëm me mjete tradicionale, tashmë janë të disponueshme edhe në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, të aksesueshëm nga telefoni celular, kompjuteri, kioska dixhitale etj.

Duke iu referuar procesit të Integrimit Evropian, ministrja Gjonaj është shprehur se janë ndërmarrë një sërë hapash. “Miratimi i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin mbi Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Detyrimet Financiare të Personave të Zgjedhur dhe disa Zyrtarëve Publikë, Ligjin Anti-Mafia dhe Ligjin mbi Financimin e Partive Politike janë hapa vendimtarë në luftën kundër korrupsionit, të pranuara edhe nga raporti i fundit i GRECO-s, i cili është i lidhur ngushtë me sistemet inovative të komunikimit, për më shumë transparencë dhe bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar”, ka deklaruar Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë e ka mbyllur fjalën e saj duke dhënë garanci për përkushtimin ndaj forcimit të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare të antikorrupsionit, si dhe për angazhimin e plotë në nismat e reja rajonale antikorrupsion.

Paraardhëse

I moshuari futi në bankë 6,5 milionë lekë për t’i ruajtur, por ndodh e paimagjinueshmja (VIDEO)

Pasardhëse

Bllokohet trafiku, ja çfarë po ndodh te Unaza e Re

Pasardhëse

Bllokohet trafiku, ja çfarë po ndodh te Unaza e Re

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.