• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagon Ministria e Brendshme, jep sqarimin për 2 urdhrat e Sandër Lleshit

8 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Brendshme ka sqaruar dy urdhrat e parë të firmosur nga zv.ministri i komanduar Sandër Lleshi. Ajo tregon se urdhri i Zv.Ministrit të Brendshëm për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit synon parandalimin e fenomenit të djegieve në vend-depozitimet e mbetjeve.

Reagimi i Ministrisë se Brendshme

Ministria e Brendshme vlerëson të nevojshme të sqarojë se urdhri administrativ për punonjësit e administratës së Ministrisë së Brendshme, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të varësisë, lidhet me nevojën për një performancë më të lartë dhe imazhin e duhur publik.

Urdhri i Zv.Ministrit të Brendshëm për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit synon parandalimin e fenomenit të djegieve në vend-depozitimet e mbetjeve. Kjo për t’i i dhënë fund një praktike absurde dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit është e vendosur për të marrë masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mos-veprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ditët e fundit një problematikë e shtuar lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura apo pranë qendrave të banuara është konstatuar në qarqet Durrës, Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër.

Në këto kushte strukturat vendore të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona dhe duke punuar ngushtësisht me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë.

Duke përfituar nga ky komunikim, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelon dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo krim mjedisor e paligjshmëri në numrin falas 112 apo aplikacionin Komisariati Dixhital, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj shkelësve.

Paraardhëse

Flet hapur Bleona Qereti: Të dashurit i numëroj me gishtat e dorës

Pasardhëse

Marrin fund radhët e gjata, këto dy shërbime të reja tashmë do t’i përfitoni direkt nga shtëpitë tuaj

Pasardhëse

Marrin fund radhët e gjata, këto dy shërbime të reja tashmë do t’i përfitoni direkt nga shtëpitë tuaj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.