• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E emëroi si zv.ministër të Brendshëm, ja ku e vendos kryeministri Sandër Lleshin

7 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e emëroi zyrtarisht më vendim qeverie si zv.ministër të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshajn, emri i këtij të fundit është vendosur përkrah kolegëve të kabinetit qeveritar.

Në faqen zyrtare të Kryeministrisë, Sandër Lleshaj është i vetmi nga Zv.ministrat i cili është rreshtuar përkrah anëtarëve të kabinetit.

Renditja e dikastereve është bërë sipas rëndësisë dhe Sandër Lleshaj, zv.ministëri i ri i Punëve të Brendshme, është i katërti në listë.

Kryeministri i ka bërë thirrje një ditë më parë Presidentit se do i lihet kohë në dispozicion, për të krijuar bindjen e plotë që Sandër Lleshaj meriton të jetë ministri i ri i Brendshëm, ndërkohë që për momentin ai do ta ushtrojë këtë funksion si zv.ministër.

Po ashtu në faqen zyrtare të Kryeministrisë, është publikuar dhe CV e Lleshajt.

Zoti Sandër Lleshaj lindi në 25 Janar të vitit 1963. Është i martuar me zonjën Violeta Lleshaj, me profesion mësuese. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Dorotea dhe Anton.

Lleshaj është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokacionit. Në vitin 1996 ka përfunduar arsimimin për drejtues njësie në mbrojtjen kundërajrore në Gjermani. Në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg të Gjermanisë.

Në vitin 2012 ka përfunduar studimet e doktoratës në Tiranë dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave.

Lleshaj ka kaluar edhe nëpërmjet një cikli të plotë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2011 ka kryer Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey të SHBA. Në vitin 2008 ka kryer një kualifikim të nivelit të lartë në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Gjermani. Në vitin 1994 dhe në vitin 1995 është kualifikuar për gjuhën gjermane në Austri dhe në Gjermani

Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në Tiranë, në vitin 1985 Sandër Lleshaj ka shërbyer në Mbrojtjen Kundërajrore në Tiranë. Në vitin 1992 është emëruar komandant i një regjimenti kundërajror. Më tej, karriera e tij ka vazhduar në Akademinë e Mbrojtjes si Komandant i Kurseve.

Në vitin 2000, me gradën Kolonel, është emëruar Komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, detyrë që e mbajti deri në vitin 2003, kur ka filluar detyrën si Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Gjatë kësaj periudhe, ka ushtruar si jo rezident, detyrën e Atasheut të Mbrojtjes të RSH në Republikën Çeke dhe në Republikën e Hungarisë.

Në vitin 2006 ai është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Në vitin 2009 ka marrë gradën madhore Gjeneral Brigade dhe në vitin 2010 është emëruar në detyrën e Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në maj të vitit 2013, është liruar nga Forcat e Armatosura dhe prej shtatorit 2013 zoti Lleshaj mbajti detyrën e Këshilltarit të Sigurisë pranë Kryeministrit të Shqipërisë.

Lleshaj njeh tri gjuhë të huaja dhe është autor i disa botimeve.

Paraardhëse

“Ty ta mbylli gojën Tahiri”, Fevziu i kthehet ashpër Flamur Nokës

Pasardhëse

Qytetarit “i ikën goja”, i kthehet Rama: Rroftë gruaja, shumë të fala

Pasardhëse

Qytetarit “i ikën goja”, i kthehet Rama: Rroftë gruaja, shumë të fala

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

Nga lajme2
1 October, 2025
0

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të...

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.