• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mosdekretimi i Lleshit”, Nishani: Meta ka më shumë se 1 arsye

6 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi mbrëmjen e sotme se pasardhësi i tij Ilir Meta mund të ketë më shumë se një arsye që nuk dekretoi emrin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Në një lidhje live me emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’, Nishani kritikoi deklaratën e Ramës sot në Kuvend, ku tha se; ‘nëse është ajo arsyeja që ma ka thënë në zyrë, nuk do dëshiroja që të kisha një president qesharak’. Sipas Nishanit kjo gjë është e papranueshme.

“Unë mesa besoj dhe sa kam arritur të kuptoj, argumentet e sotme ishin të papërshtatshëm për një kryeministër. Unë besoj se Meta ka më shumë sesa një arsye për rastin e Lleshit. Sot dëgjuam kryeministrin se deklaroi publikisht që presidenti i ka dhënë një arsye që Rama e quajti qesharake.

Presidenti nuk është i detyruar që të njoftojë publikisht arsyet e tij, veçanërisht në rastet kur ne nuk e dimë se çfarë dokumentesh kanë ardhur në Presidencë nga prokuroria, apo ushtria. Neve na dha një argument kryeministri sot në Kuvend. Ai lexoi emrin e presidentit që është jo qytetare.

Nga ana tjetër kryeministri tha se ‘nëse është ajo arsyeja që ma ka thënë në zyrë, nuk do dëshiroja që të kisha një president qesharak’. Nëse ka një arsye dhe argument që ia ka dhënë kryeministrit do të thotë se presidenti paska arsye kushtetuese.

Unë besoj që nëse ka ndonjë njeri që beson se presidenti i Republikës, edhe në rastin aktual zoti Meta që ka një eksperiencë të gjatë, mund të marrë një veprim të tillë për të mosdekretuar një ministër për arsye personale, kjo është naive. Kështu që ne duhet të dimë dhe duhet të shohim se çfarë janë ato shkresa që i kanë shkuar Metës. Nëse kryeministri u tha shqiptarëve që Meta i ka dhënë një arsye, atëherë ai duhet t’ua thoshte shqiptarëve atë arsye që sipas tij ishte qesharake”, tha Nishani.

Paraardhëse

Analisti bën deklaratën e fortë: Sandër Lleshi është i frikshëm, ja çfarë mund ti bëjë Ramës bashkë me Arta Markun

Pasardhëse

Pastërtia e figurës, Manja: Sandër Lleshi ka një certifikatë nga NATO ku shkruhet…

Pasardhëse

Pastërtia e figurës, Manja: Sandër Lleshi ka një certifikatë nga NATO ku shkruhet...

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

Nga lajme5
16 April, 2026
0

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se...

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.