• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

“Me çdo kusht!” 5 ndryshimet e trupit që kanë nevojë për vëmendjen tuaj

5 November, 2018
në Shëndet
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çfarë ndodh nëse së bashku me disa simptoma të padëmshme, jeni duke injoruar edhe një problem më serioz që tregon se ekziston një sëmundje e caktuar?

Ia vlen të dini t’i dalloni këto ndryshime për të kuptuar nëse diçka nuk është në rregull, kështu që ju mund ta zbuloni sëmundjen në kohë.Ja se cilave sinjale të trupit duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje:

Buzët e thata ose të plasaritura

Lëkura e thatë që copëzohet është një shenjë e qartë e një alergjie. Në këtë rast, kushtojini vëmendje kozmetikës që përdorni, si dhe produkteve të higjienës orale, ushqimit që hani dhe madje edhe ilaçeve.

Çarjet në skajet e gojës tregojnë mungesën e vitaminave B, A dhe E. Nëse keni edhe thatësi në sy, gojë të thatë dhe probleme me sistemin tuaj të tretjes, ju duhet të vizitoni një mjek sepse mund të jetë një kombinim i simptomave specifike për një sëmundje autoimune të quajtur Sindromi Sjögren.

Rënia e Vetullave

Jo vetëm që janë një tendencë aktuale vetullat e trasha, por ato janë gjithashtu një indikator i madh shëndetësor.

Rënia periodike e qimeve të vetullave është mjaft normale, por nëse vëreni një rënie të tepruar të qimeve në vetulla, si dhe shfaqjen e njollave të tullacllëkut ose madje edhe rënien e plotë të vetullave, vizitohuni menjëherë nga një mjek.Ajo mund të lidhet me një nivel të tepërt ose të pamjaftueshëm të aktivitetit të tiroides.

Thonj që thyhen

Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se si mund të duken thonjtë e shëndetshëm. Çdo ndryshim në ngjyrën ose strukturën e tyre është një sinjal alarmant.

Thonjtë e hollë dhe të zbehtë mund të jenë një shenjë e anemisë dhe mungesës së hekurit në trup, ndërsa zverdhja mund të tregojë çrregullime të mëlçisë dhe traktit tretës ose një infeksion fungal.

Njolla të bardha dhe vijat përgjatë thonjve tregojnë mungesën e zinkut, bakrit dhe jodit dhe thonjtë mund të bëhen shumë të brishtë kur përballen me mungesën e vitaminave, kalciumit, hekurit dhe beta-karotenit në trup.

Buzë të zbehta

Ka shpjegime të ndryshme për sëmundje të ndryshme. Nëse kufiri i kuq i buzës së poshtme enjtet dhe ka flluska të vogla që shfaqen në të, ka të ngjarë që jeni shumë të ndjeshëm ndaj rrezeve ultravjollcë.

Ajo çfarë mund të bëni në këtë situatë është zvogëlimi i ekspozimit ndaj diellit me ndihmën e kozmetikës që mbrojnë ndaj rrezeve të diellit. A ka pjesa në mes e buzës të njëjtat simptoma? Kjo flet për neurozën vegjetative.

Marrja e qetësuesve do të bëhet një pjesë e rëndësishme e trajtimit së bashku me pomadat anti-inflamatore. Ënjtjet dhe skuqjet e forta në të gjithë buzën tregojnë një reaksion alergjik – kushtojini më shumë vëmendje kozmetikës suaj dhe pastës së dhëmbëve dhe vizitoni një alergolog.

Paraardhëse

Ish-ministri i Brendshëm bën deklaratën e fortë: Tahiri ka dosje për Ramën

Pasardhëse

4 zakonet e këqija që sjell përdorimi i rrjeteve sociale

Pasardhëse

4 zakonet e këqija që sjell përdorimi i rrjeteve sociale

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.